
Në këto kushte në zbatim të Aktit Normativ nafta do të shitet me 214.5 lekë/litri ndërsa benzina do të shitet me 171,5 lekë/litri...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për shitjen e benzinës dhe naftës në vendin tonë. Çmimet mbledhjes së fundit kanë pësuar rritje duke e dërguar tashmë çmimin e naftës në 224 lekë/litri ndërsa atë të benzinës në 181 lekë/litri.
Por në bazë të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 për qind dhe së bashku me TVSH, do të thotë se çmimi i sipër caktuar është ulur automatikisht me 9.5 lek/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Kujtojmë se Akti normativ parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, shkon mbi 220 lekë për litër për naftën dhe mbi 200 lekë për litër për benzinën.
Masat do të jenë në fuqi deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare, duke siguruar mbrojtjen e qytetarëve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në këtë periudhë kritike.
Njoftimi i Bordit:
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Lini një Përgjigje