Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal, duke e cilësuar atë si një instrument referues për analizën e riskut dhe identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale.
Sipas të dhënave, niveli i pagave luhatet nga rreth 75 mijë lekë për profesionet si berberë dhe parukierë, deri në 215 mijë lekë për kirurgët, në varësi të profilit dhe funksionit.
Në një njoftim zyrtar, Administrata Tatimore bën të ditur se do të analizojë listëpagesat e subjekteve që operojnë në këta sektorë, duke i krahasuar me nivelet indikative përkatëse, ndërsa paralajmëron kontrolle për rastet me risk.
“Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse. Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, thuhet në njoftim.
Tatimet u bëjnë thirrje subjekteve të deklarojnë saktë pagat reale të punonjësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke theksuar se kjo lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e pensioneve më të qëndrueshme për punonjësit në sektorin e mjekësisë dhe kujdesit estetik.

Rilindja mafioze hajdute e plehrave është qeveria më kriminele që ka parë historia e shtetit shqiptar kërkon të nxjerrë dhjamë nga pleshti ndërsa batakçinjtë, hajdutët, kriminelët, dhe organizata kriminele e oligarkisë,të gjitha të lidhura këmbë e kokë me pushtetin politik grabitin çdo ditë dhjetëra milionë euro nga pasuritë kombëtare dhe nuk paguajnë asnjë taksë shtetit shqiptar,por mbushin me para xhepat e pushtetarëve...Krimi në Shqipëri nuk ka fund,nuk ka forcë që t'a ndali, popullit të shkretë ikanë vënë litarin në fyt dhe ja shtrëngojnë çdo sekondë kurvat politike të Tiranës zyrtare.E tmerrshme..
Po ne invalideve kur do na rritet rroga me 100 mih lek do rrim ne nuk po na del pëe me henger buk 100mij lekshi.