
Ndonëse çmimi i naftës në burës pëson ndryshime dhe rënie, në Shqipëri uljet nuk reflektohen në asnjë moment...
Tregjet kanë qenë të paqëndrueshme gjatë gjithë luftës në Iran, me çmimin e naftës në veçanti që ka lëvizur lart e poshtë për shkak të mbylljes efektive të Ngushticës së Hormuzit, një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë.
Çmimet në bursë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zhvillimet në Iran dhe deklaratat e Donald Trump dhe presidentit iranian Masoud Pezeshkian. Një postim i fundit i Trumpit që linte të kuptohej se fundi i konfliktit është pranë, ka rezultuar në rënien e çmimeve të naftës nën 100 dollarë për fuçi.

Megjithatë, ndonëse çmimi i naftës në burës pëson ndryshime dhe rënie, në Shqipëri uljet nuk reflektohen në asnjë moment. Rritja më e vogël në tregjet globale kthehet në zhurmë nga kompanitë e kraburanteve, të cilat kërkojnë rritjen e çmimit. Nga ana tjetër, shteti i cili është futur si rregullator me Bordin e Transparencës është totalisht inekzistent.
Duke pasur parasysh faktin se Shqipëria paguan naftën më çmimin më të shtrenjtë në rajon, mbledhja e Bordit të Transparencës duhet të bëhet së paku 1 herë në ditë, në mënyrë që të ketë një reflektim të çmimeve nga tregjet globale. Shtuar këtu edhe faktin se Qeveria nuk ka ndërhyrë për të ulur akcizën, tregon papërgjegjshmërinë dhe moskokçarjen e shtetit për të lehtësuar barrën ndaj qytetarëve.
Kjo situatë ka rikthyer një fenomen të njohur, ku qytetarët e zonave kufitare po kalojnë në vendet fqinje për të furnizuar makinat me naftë dhe benzinë më të lirë.
Ndryshe nga tregu vendas, ku nafta ka arritur rreth 218 lekë për litër dhe benzina 175 lekë, në Maqedoninë e Veriut çmimet lëvizin rreth 143-150 lekë për litër për naftën dhe rreth 134 lekë për benzinën. Edhe në Kosovë dhe Mal të Zi karburanti tregtohet ndjeshëm më lirë, duke e bërë diferencën të konsiderueshme për konsumatorët shqiptarë.
Lini një Përgjigje