TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi30 Mars 2026, 13:30

“Sektorët mjekësorë do kalojnë në sitën e Tatimeve”, Malaj: Ulja e akcizës, kur nafta të shkojë 221 lekë për litër

Shkruar nga Pamfleti

“Sektorët mjekësorë do kalojnë në sitën e

Nëse çmimi i naftës kalon kufirin prej 220 lekë për litër, akciza do të ulet me 20%. Kjo u deklarua nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një konference për mediat. Duke folur lidhur me çmimin e karburanteve, Malaj u shpreh se ulja e akcizës me 8 lekë do të bëhet nga Bordi i Transparencës.

Mekanizmi hyn në funksionim në momentin që bordi do caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë. Në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizës me 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet me baza ditore, kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha Malaj.  

Gjatë konferencës për mediat, ministri i Financave deklaroi se për periudhën janar-shkurt janë mbledhur 130 miliardë lekë, ose 11.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa theksoi se kjo ecuri pozitive pritet të vijojë edhe në muajt në vijim.

Të ardhurat kanë arritur nivele historike si rezultat i reformave strukturore dhe të mirë administrimit, por edhe për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve.

Totali i të ardhurave në dy muaj, 130 mld lekë. Nëse do krahasojmë me periudhën janar-shkurt 2025, rritja është 11.5% më shumë. Tendenca do vijojë të jetë pozitive, ekonomia shqiptare po performon mirë, por nga ana tjetër kemi formalizm më të madh te sektorëve në tregun shqiptar”, tha Malaj.

Në të njëjtën kohë, administrata tatimore ka shtuar kontrollet ndaj evazionit fiskal. Gjatë vitit 2025 janë zhvilluar 168 hetime për mashtrim tatimor, 20% më shumë se një vit më parë, ndërsa janë identifikuar mbi 62 milionë euro të ardhura të padeklaruara.

Për vitin 2025 kemi 168 hetime kundër mashtrimit tatimor, kemi rritje të hetimit me rreth 20% krahasuar me vitin 2024. Kemi hetuar 200 individë të vlerësuar me risk nga Administrata Tatimore. Janë audituar 100 individë të pasur dhe 101 individë duke përdorur të dhëna nga palët e treta ku janë identifikuar 62.8 mln euro që lidhen me mos deklarimin e të ardhurave personale”, theksoi Malaj.

Pas turizmit, ndërtimit dhe tregut të hidrokarbureve, Malaj njoftoi se do të nisë kontrolli për formalizimin e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal dhe estetik, të cilët konsiderohen me risk të lartë për evazion.

Hapi i radhës do jetë kontrolli i sektori mjekësore dhe atij të kujdesit personal dhe estetik. Sektorë që e kemi identifikuar me risk të lartë dhe do jetë objekt i punës së administratës tatimore në muajt në vijim”, tha Malaj.

malaj nafta akciza

Lini një Përgjigje