TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 1 Prill 2026, 16:16

Pas Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj zgjidhet zv/guvernatore

Shkruar nga Pamfleti
Pas Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj zgjidhet zv/guvernatore
Holta Zaçaj

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar zv/Guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë. Më 20 shkurt ajo u zgjodh anëtare e Bordit Mbikëqyrës të BSH dhe sot është emëruar si numri dy i bankës së shtetit.  

"Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 'Për Bankën e Shqipërisë', i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë", thuhet në njoftim.

Holta Zaçaj shkaktoi një debat të fortë në radhët e gjyqësorit për shkak të interpretimit të mandatit të saj, pra kur i përfundonte koha si anëtare e kësaj gjykate. Madje ajo iu drejtua edhe Komisionit të Venecias, ku kërkonte interpretim lidhur me atë se kur i fillonte dhe kur mbaronte mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. 

Gjithashtu Zaçaj kërkoi disa herë që Kuvendi të zbatonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sikundër krijoi polemika në distancë sa i takon atyre që ajo i konsideronte si presione politike. Gjithsesi me të dorëzuar mandatin si anëtare e Kushtetueses, Zaçaj nxitoi të garonte për një vend në Bankën e Shqipërisë, sapo nga Këshilli Mbikqyrës u shpallën vakancat.  

zacaj banka e shqiperise

Lini një Përgjigje