Kohët e fundit, Shkodra është kthyer në kryetemën shqiptare. Kjo edhe falë ‘përrallës’ së Luis Ejllit, që u kthye për tre muaj në një person superpopullor, por edhe Benet Becit, që po tenton të sjellë një fabulë të re për qytetin e vet.
Përballja e legjendës së këngës shqiptare Rrik Ndocit dhe Ritës, motrës së tij në emisionin e Jonida Shehut në Euronews Albania, bëri bujë jo vetëm se patëm një përplasje motër e vëlla. Pasi gjëra të tilla të frikshme ndodhin shpesh në kronikën e zezë, e çdo javë në emisionin e Eni Çobanit.
Ai debat i Frederikut dhe i Ritës, në fakt nuk ishte i tillë, ishte një diskutim tipik qytetar, një debat tipik shkodranë.
Frederiku, siç dihet është një përkrahës publik i Benet Becit për të marrë bashkinë e Shkodrës e në këtë aksion të fortë, që nuk resht asnjë minutë, ka mjaft ‘po’ dhe mjaft ‘jo’. Një e tillë ishte ajo e Ritës, motrës së vet të dashur, që kush e njeh sadopak familjen Ndoci e di se sa njerëzore e pozitive është ajo derë.
Por Rita, nuk se kishte argument kundër Rrikut, thjesht vuri një bast se nuk fiton ai, pra Beneti, por do fitojë PD-ja. Natyrisht ishte një shaka tipike për të çdramatizuar debatin politik në Shqipëri, çka është shumë e rëndësishme. E nga ana tjetër, ishte një lloj pantomime me sarkazëm i situatës absurde në Shkodër, ku debati nuk rrek argumentet, po klishetë.
E Rriku e Rita, si artista të klasit të parë e dhanë në mënyrën më qytetare të mundshme.
Kohët e fundit, Shkodra është kthyer në kryetemën shqiptare. Kjo edhe falë fabulës së Luis Ejllit, që u kthye për tre muaj në një person superpopullor, por edhe Benet Becit, që po tenton të sjellë një fabulë të re për qytetin e vet.
E në këtë sens, edhe “përplasja e Ritës me Rrikun” është kthyer në legjenden e re, që të kujton Kostandinin e Doruntinën, sakrificën ekstreme të vëllait që ngrihet nga varri për të shpëtuar motrën nga zgjedha e burrit të dhunshëm, sot kemi legjendën e Ritës dhe Rrikut që vendosin bast për Benetin e Bardhin.
Një gjest natyrisht interesant ‘alla reality show’ që si Rita e si Rriku e kanë bërë që fëmijë, por në kohën kur edhe Edi Rama flet për Shkodrën në çdo miting në Shqipëri, e Berisha ja kthen, kemi të bëjmë me një rast që qyteti më i madh i veriut nuk se e ka pasur ndonjëherë. Vëmendje, protagonizëm, zgjedhje, debat, diskutim, art, qytetari. Por mbi të gjitha projekte e alternativë. Sot Shkodra është qyteti ku nuk ka një përleshje të egër verbale, kjo falë Benetit e Bardhit, por mbi të gjitha, falë kontekstit aktual.
Flitet si nga njëra palë, ashtu edhe nga pala tjetër, për projekte, anulim, diskutim, braktisje, por vetëm për alternativa e modele.
Ferderik Ndoci, si një kontraversal klasik ka dalë në fushë duke mbështetur hapur e fort Benet Becin, edhe pse e dinte që do ta sulmojnë ngaqë ka qenë përgjithësisht përkrahës i PD-së. Po Rriku, nuk është i njohur si një militant klasik, ndryshe nga shumë artistë në Shkodër, që u kthyen në skllevër të Sali Berishës.
Ai, Rriku pra, edhe pse ka qenë me PD-në non- stop rrinte e pinte kafe edhe me socialistët, të cilët u thoshte se zenithin e tij nuk e përjetoi në kohën e PD-së kur doli lumbeni e tallavaja, por atëherë kur muzika ishte muzikë.
Gjithsesi e gjithë kjo atmosferë ka sjellë një kontekst tjetër për Shkodrën, ku është harruar fare Jozefina, e cila për vite ishte kthyer në Rozafë.
Sot ish- dhëndri i mallkuar që e ndau nga vajza për efekt provincializmi të saj, është njeriu më i dashur në Shqipëri. E PD-ja e saj sot është në ditën më të keqe… Madje vetë Jozefina është harruar totalisht, aq sa doktori e ka çuar të deleguar në Laç. Në fakt, sot është koha e legjendës së Ritës dhe Rrikut, këtyre dy artistëve që edhe pse kanë mendime politike të ndryshme, njerëzit i duan se janë qytetarë, nuk shajnë, por japin vetëm sens pozitiv.
Sepse Shkodra, në fakt është një qytet pozitiv. / Pamfleti
Lini një Përgjigje