TAGS-AT E JAVËS

Editorial 4 Maj 2023, 10:49

Yuri Kim, një foto me shtypin, një me shtypësit!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Yuri Kim, një foto me shtypin, një me shtypësit!
Takimi i Yuri Kim me gazetarët

Rrumbullaku nuk është një rreth rrotullim, është qark, është Bajram Begaj me akuza për grabitje të pronave të ushtrisë, Bablok i lidhur me agjenturat dhe bizneset e pista, Olta Xhaçkë me burrë investitor strategjik, është strategji e demagogji, prandaj edhe cilësia e imazhit është kjo që ju sjellim sot; Yuri Kim, një foto me shtypin, një me shtypësit!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në Ditën në Botërore të Lirisë së Shtypit, diskutoi dhe më pas postoi fotografi me disa nga kolegë tanët.

Fotografia ka brenda 1000 fjalë.

Loja me fjalët mund të jetë, merre si të duash, por ne që jemi “ushtarë” të lirisë së shtypit, ja njohim peshën edhe shtypjes së lirë të shtypit. Gazetarët e këtyre anëve, ku më shumë rritet hashashi se misri, janë si bostani, duhet t’u shikosh lozen, atë kërcellin afër frutit. Në e kanë të thatë, janë pjekur. Ata bostanët e rritur nën hije të Bablokut, Lali Erit, ministrave, politikanëve, pushtetarëve, bosëve të mafies që na ka djegur financat dhe djegësve që kanë bërë sipërmarrës edhe shkrues propagande, nuk e kanë lozen e thatë, por janë gati të pëlcasin nga harlisja.

Ajo që shijon ishte se, vetëm njëri përcolli për audiencën një shkrim model, ngriti “Një dolli me nëntë shëndete në ditën e lirisë së medias” përmes sarkazmës së hollë që plas “enët” e inflacionit dhe shqyen imazhet e trishtimit.

Po a mjafton kaq?!

Gulçimat e gazetarëve që hapin gojën si zogu në suferinë, ne i njohim që në kohën e Enver Hoxhës. Edhe aso kohe kishte tek- tuk ndonjë gazetar guximtar, se ndryshe ngrehina propagandistike shëmbej.

Kujdesej vetë diktatori.

Në çdo përvjetor të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, shkrepte blitze me shtypin e lirë e brenda pak orëve, edhe me shtypësit e lirë.

Kryepolici i Shtetit diktatorial, idiotët me tru gomari e pushtet pushtuesi, kishin porosi t’ua 'bënin kurrizin më të butë se barkun', atyre që ngrejnë zërin më lart se simfonia në pentagram.
Pushtuesit janë të pa fuqishëm për të qënë të lirë.

As Kryepolici Muhamet Rrumbullaku nuk i futi në rrumbullak mjekër cjapët e policisë. Me makinë rroje në dorë vazhdon të sillet si berber, e ndoshta nuk e priste që ambasadorja amerikane ta takonte fill pas bisedës me gazetarët.

Rrumbullaku nuk është një rreth rrotullim, është qark, është Bajram Begaj me akuza për grabitje të pronave të ushtrisë, Bablok i lidhur me agjenturat dhe bizneset e pista, Olta Xhaçkë me burrë investitor strategjik, është strategji e demagogji, prandaj edhe cilësia e imazhit është kjo që ju sjellim sot; Yuri Kim, një foto me shtypin, një me shtypësit!/Pamfleti

#dita botërore e lirisë së shtypit yuri kim takim me gazetarët

Lini një Përgjigje

Editorial