TAGS-AT E JAVËS

Editorial10 Dhjetor 2025, 12:34

Pse Italia po sillet si një shtet i vogël

Shkruar nga Gjergj Zefi
Pse Italia po sillet si një shtet i vogël
Volodymir Zelensky dhe Giorgia Meloni /

Meloni i kërkon Zelenskyt “koncesione të dhimbshme”; për çfarë pazari bëhet fjalë pas dyerve të mbyllura të Perëndimit?

Italia ka ndryshuar ton ndaj Ukrainës. Në takimin e fundit në Romë, Giorgia Meloni i përcolli Volodymyr Zelenskyt një mesazh që nuk u përmend në asnjë deklaratë zyrtare: koha për “koncesione të dhimbshme” ka ardhur. Me fjalë të tjera, Evropa po i kërkon Kievit të përgatitet për kompromis, ndoshta edhe për dorëzime territoriale.

Këto janë sinjalet që rrjedhin nga burime të sigurta pranë “Palazzo Chigi”, të cituara nga gazeta italiane Corriere della Sera. Takimi i gjatë, i mbuluar nga etiketa diplomatike, në fakt ishte më i ftohtë dhe më i tensionuar se ç’duket në fotografitë e protokollit.

Nga përkrahje në presion: kthesa italiane

Meloni, e cila dikur përshëndeste me zell “qëndresën heroike të Ukrainës”, tani sillet si zëdhënëse e lodhjes strategjike të Perëndimit. Shprehja e saj; “koncesione të dhimbshme”, është kodi për çlirimin e Perëndimit nga një barrë e rëndë politike, ushtarake dhe ekonomike që tashmë nuk është më popullore as në shtëpitë e tyre.

Pse Italia po sillet si një shtet i vogël

Por në këtë skemë, Italia,  një nga vendet themeluese të Bashkimit Europian, nuk duket se po sillet si fuqi udhëheqëse. Përkundrazi, po rreshtohet pa shumë zhurmë pas agjendës amerikane, e cila kërkon të mbyllë dosjen ukrainase para 2026‑ës.

SHBA, jo Brukseli, po vendos për paqen

Meloni vetë e bëri të qartë: “zgjidhja” nuk do të vijë nga Brukseli, por nga Uashingtoni. Kjo është rrëfim i heshtur se Bashkimi Europian është de‑faktorizuar nga vendimmarrja për paqen. Dhe Italia, ndonëse vend me peshë në BE, ka pranuar rolin e ndërmjetësueses së dytës.

Në thelb, Italia nuk po vepron si një shtet i madh. Nuk po propozon, nuk po udhëheq, por po përcjell direktiva. Siç do thoshte Stanley Kubrick në mënyrë brutale: “Shtetet e mëdha sillen si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta.” Në këtë metaforë të errët të realpolitikës, Italia ka zgjedhur të mos jetë as gangster, as fuqi e madhe, por një zë përsëritës i agjendës që i serviret.

Çfarë do të thotë kjo për Ballkanin?

Çdo kompromis i madh për Ukrainën; sidomos nëse prek territore, mund të hapë precedentin më të rrezikshëm për shtetet me konflikte të ngrira dhe minoritete të instrumentalizuara nga Moska. Moldavia, Gjeorgjia, Bosnja, e madje edhe Kosova; të gjitha këto mund të jenë viktima të radhës të një logjike “paqësore” të imponuar.

Për Shqipërinë, ky është moment për reflektim të thellë strategjik: a do të kemi një zë në tavolinat ku vendoset për sigurinë europiane, apo do të mbetemi spektatorë të një loje ku fati i të vegjëlve vuloset nga marrëveshje të fshehta?/Pamfleti

 

pse italia po sillet si një shtet i vogël gjergj zefi meloni

10 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ka 34 vjet që Shqipëria sillet si prostitutë. Ka 34 vjetë që prezenca dipllomatike qeveris de fakto vëndin. De jure ka qeveris 'Parija e Tiranës'. Serbët në veri të Kosovës, nëse nuk duan të jetojnë brënda shtetit të Kosovës, le të shkojnë përtej Nishit.

    1. E
      Eno

      Kot ke shkruar, se ata që duhet të kuptojnë nuk duan ta kuptojnë????????????

      1. K
        Kreshnik

        Saktë i nderuar

      2. T
        Tony

        Kur plasi lufta ne Kosove i mblodha kacavaret e u thashe, nisemi e une do ngjitem i fundit ne avion e do te zbres i pari atje. U dhjene ne breke "trimat" kacavare e nuk u pane me. Kur mbaroi lufta, hapeshjin bythesh e shisnin pordhe qe ishin atje ne lufte. Nje mut se i kisha pare duke pire birra ne papet e Londres zagaret. INJORANCA, kjo eshte themeli i tradhetise se cdo kombi. Injoranca te heq moralin, shpirtin, vellazerine, familjen e kombin e te zhyt ne llumin e parase e prones, te cilat t'i dha ai qe do t'i marre perseri per te avancuar me tej. USA, Britain e gjithe bota i festojne Ditet e Shenuara Kombetare me nje flamur ne dore e qeshin pijne e gezohen ndersa, Shqiptaret ish pabreksa INJORANTE hapen bythesh me Motorra Harley Davidson e vetura Lamborghini neper "parada".

        1. T
          Tony

          Ti surrat Feti Dema si shume kritik pa bythe dukesh ne te gjitha komentet e leh e leh si qen rrugesh. Ne ta mban thuaj, hajde nisemi ne Nish. Mos thuaj te shkojne o qelbesire provokator i shitur, por thuaj, HAJDE TE SHKOJME, o peder pa ngjyra.

        2. V
          Vflp

          Sepse Italia osht kurva motit, gjithmon ne hije dhe shef vetem interesat e veta, po e demostro dhe ne albamut, arrestime PA fund per interessa te italis ne kurriz popullit, puno qorri ha horri, kto palacot ton pastaj kan cmim ulet shiten me dreka me darka me nai ven Pune .

            1. T
              Tony

              Vdekje Fashizmit Liri Popullit, dikur i hoqem breket Fashizmit e sot ka ardhur koha , nese duam te mbijetojme, t'i kepusim koken qerratenjve.

            2. K
              Kreshnik

              Shumë e sakt

              1. T
                Tony

                Injoranca, kendoni libra e mesoni gjithcka sidomos historine e botes e aq me taper te Ilireve. Askush nuk ta fal gjakun e jeten e pjelles e fisit. Askush sidomos ish Perandorite e Medha te Botes qe i humben c'ka arriten. Popujt e tyre jane te shpelare nga trute e kujtojne se cfare kishin u perket atyre. Natyrisht edhe popujt qe u sunduan desherojne tu shkulin gurmazin atyre qe i sunduan, grabiten e perdhunuan. Edhe popujt e sunduar u bene qindin pushtuesve e vrane me shume bij nenash se u vrane vete. Kjoi bote eshte nje corbe derrash qe qelbet e qelbet e nuk i dihet fundi. Hej milet, degjoni e mbani vesh, thoshte media e dikurshme.

                Lini një Përgjigje

                Editorial