BE i kujton Amerikës se epoka e zbulimeve ka mbaruar prej kohësh; sot nuk sundohet me britma, por me parime, histori dhe maturi që disa liderë s’kanë si t’a kenë...
Reagimi i Bashkimit Europian kundër dokumentit të sigurisë së administratës Trump nuk ishte vetëm diplomaci; ishte një refleks vetëmbrojtjeje nga grotesku politik që po përpiqet t’i diktojë botës moral, rregulla dhe qytetërim.
Kur Uashingtoni i sotëm flet me tonin e njeriut që shpiku demokracinë, Europa e ka detyrim historik t’i kujtojë se Amerika nuk është gjithmonë ajo legjenda që i pëlqen të tregojë për veten.
Në fakt, siç ironizonte Jonathan Swift, “Kushedi se çfarë do të kishte zbuluar Kolombi, po të mos ia kishte prerë rrugën Amerika.” Një kontinent i krijuar rastësisht, i bërë fuqi globalisht përmes shfrytëzimit, migracionit masiv dhe industrisë, por që sot kërkon t’i japë Europës leksione për të drejtat, teknologji e moral, sikur historia fillon në shekullin XX.
Kur Trump shpall se Europa “nuk i duhet më” dhe se ajo është “e vogël, e ngadaltë dhe e vjetër”, ai përçmon faktin që pikërisht ky “kontinent i vjetër” ka shkruar normat, vlerat dhe rregullat mbi të cilat Amerika ndërtoi imazhin e saj. Madje ish-presidenti Jimmy Carter e ka thënë më qartë se kushdo: “Nuk është Amerika ajo që krijoi të drejtat e njeriut; janë të drejtat e njeriut ato që krijuan Amerikën.” Por Trump dhe Trumpizmi nuk e njohin këtë logjikë; ata njohin vetëm kasaphanën ideologjike ku fuqia matet me britma, jo me vlera.
Dhe Europa e ka për detyrë ta shpojë këtë tullumbace. Sepse nëse SHBA arriti të dërgojë një njeri në Hënë, siç shpotiste Steve Sohmer, “patjetër që mund të dërgojë edhe një idiot në Shtëpinë e Bardhë”. Kjo nuk është më një ofezë; është analizë. Një realitet që po e përjetojmë në kohë reale, ku politika amerikane luhatet mes agresionit verbal dhe një izolacionizmi të vjetër që kërkon të rimbajë botën peng të kapriçove të një njeriu.
Ndaj reagimi i BE-së, “Rregullat për Europën i vendos Europa”, nuk është thjesht një krenari diplomatike. Është një shuplakë e fortë ndaj idesë se kontinentet e tjera duhet të rreshtohen në pritje që Amerika të zgjohet me humor të mirë. Sepse, në fund të fundit, siç e goditi me sarkazëm John Henry O’Hara: “Amerika është i vetmi vend që ka kaluar nga barbaria në dekadencë pa prekur fare qytetërimin.” Një thënie e vjetër, por që sot tingëllon më moderne se kurrë.
Europa nuk ka pse të kërkojë leje për të qenë e fortë, e pavarur dhe e respektuar. Aq më pak nga një administratë që keqkupton forcën me mendjemadhësinë dhe udhëheqjen me ulërima. Reagimi europian duhet të vazhdojë pa asnjë hezitim: partneritet transatlantik po, por vasalitet, kurrë. Dhe nëse Amerika dëshiron të merret me garën e saj me Kinën, le ta bëjë; pa pritur që Europa të luajë rolin e statujës dekorative në skenarin e saj politik.
Bota ka ndryshuar. Dhe, për fat të mirë, demokracia nuk është licencë amerikane që rinovohet çdo katër vjet./Pamfleti
“Një kontinent i krijuar rastësisht, i bërë fuqi globalisht përmes shfrytëzimit, migracionit masiv dhe industrisë, por që sot kërkon t’i japë Europës leksione për të drejtat, teknologji e moral, sikur historia fillon në shekullin XX.” Ka shumë të pavërteta në këtë koment, ashtu siç ka konkluzione që kanë pikënisje arrogancën e një politike europiane që është pasuruar përmes luftrave dhe kolonizimit. Kontinenti amerikan ka qënë aty, po aq gjatë sa Europa. Nuk është krijuar rastësisht. Migracioni masiv erdhi kryesisht nga që Amerika ka natyrën e Zhvillimit të Lirë dhe Inovacionit dhe një lirie që Europa ende nuk e kupton. Ndërkohë që emigrantët erdhen nga Europa autokratike dhe e paaftë për të punësuar dhe respektuar liritë themelore të qytetarëve të saj. Europa pa një shfrytëzim të egër kolonial në të gjitha kontinentet nuk do të ishte ajo që është. Amerika nuk ka pasur kurrë koloni, por një vullnet të lirë pune e krijimi. Industrinë nuk e përfitoi nga askush, aq më tepër jo nga Europa. Mjafton të shohësh nivelin shkencor, teknologjik e krijues të Amerikës për të kuptuar pse është kaq e përparuar. Europa do të dëshironte që historia të fillonte në vitin 2000, pasi krimet e padrejtësitë e saj janë të pafundme. Mjafton të shohim si e ka trajtuar kombin tonë, ndryshe nga Amerika që ishte instrumentale për pavarësinë e shtetit shqiptar dhe më pas atij kosovar. Morali i Europës nuk ekziston. Morali i Amerikës është në Kushtetutën e saj. Europa ka përfituar dhe shfrytëzuar Amerikën pikerisht nga morali qytetar i saj. Një qeveri katër vjeçare e Trumpit, nuk përbën arësye për të keqinterpretuar çdo gjë. Sot vetëm 36% e amerikanëve ende e mbështesin Trumpin, pasi të gjithë e dinë se ai zgjat edhe tre vite, dhe në thelb ajo që po bën ai, ndryshe nga çfarë thotë, do të ndikojë jetët e tyre në mënyrë të kufizuar. Pasi pushteti i tij është i kufizuar. Amerika nuk jep leksione, por ndryshe nga Europa që nuk i ka dhënë asgjë asaj, Amerika i ka hapur dyert miliona fatkeqëve dhe të dëbuar, të papranuar, të pa rehatuar nga Europa. Qindra mijra djem amerikanë kanë dhënë jetën për të sjellë paqen në dy luftra botërore të bëra në Europë nga marrëzia europiane-jo mirësundimi- dhe për 60 vite ka harxhuar triliona dollarë për të mbajtur paqen në Europë dhe për ta mbajtur të lirë dhe bashkuar atë, pasi europianët janë të pazotë për paqe. Europa nuk ka bërë asgjë për Amerikën. Në fakt, qëndrimi i Trumpit buron pikërisht nga kjo premisë. Europa e ka mjelur dhe shfrytëzuar Amerikën. Ajo ka qëmë e pandershme, dhe sot moralizon pikërisht se Trump u thotë se nuk i lejon të keqpërdorin Amerikën.
USA isn't state but is business. Is said in 2 American movies by senator in Shooter movie and Brad Pitt in Basterds. USA disqualified itself as the hope of freedom this year.
Kur Europa 'kurvëron' me Rusinë dhe me Kinën, nuk mund ta mbajë për partnere Amerika. Ka vetëm një Amerikë. Anti Trumpizmi është anti amerikanizëm.
Shume dakort.