
Krimi lëviz lirshëm ndërsa drejtues të policisë dhe ministra të Brendshëm e kanë kthyer sigurinë publike në një front të braktisur...
Siguria publike në Shqipëri ka hyrë në fazën më të rrezikshme të dekadës. Atentatet, shpërthimet, vrasjet me pagesë dhe paralizimi i strukturave që duhet të garantojnë rendin po tregojnë se shteti ka humbur kontrollin. Hetimet e fundit, përfshirë arrestimin e oficerëve të implikuar, provat e dekonspirimeve të operacioneve dhe zhdukjes selektive të emrave nga listat e kërkimit, flasin qartë se krimi nuk po luftohet, por po ushqehet nga brenda kupolës.
Ilir Proda, drejtues i policisë që ka nën hetim telefonin për dyshime të dekonspirimit, dhe Albana Koçiu, ministre e Brendshme që mbron një trupë të përfshirë në korrupsion dhe kapje të thellë, janë emrat që simbolizojnë kolapsin institucional.
Tjetërsimi i policisë është bërë aq i dukshëm, sa sot eksponentë të krimit punësohen në agjencitë ligjzbatuese pa certifikata sigurie, ndërsa efektivët që duhet të luftojnë bandat punojnë për to.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku drejtuesit e policisë shfaqen në përgjimet e SKY-ECC për lidhje me trafikantë, ku kriminelë fshihen nga databazat zyrtare me urdhër politik dhe ku njerëz të përfshirë në dosje të nxehta ringrihen në detyra. Atentatet në Rinas, krimet e rënda në Shkodër, Elbasan e Tiranë, tregojnë se bandat po lëvizin lirshëm dhe se policia po sillet si një strukturë e paralizuar, pa autoritet dhe pa besueshmëri.
Në këtë realitet të deformuar, përgjegjësia nuk mund të shpërndahet. Ajo ka emra konkretë, poste konkrete dhe vendime konkrete që kanë krijuar këtë gjendje. Shteti ka nevojë për pastrim, jo për justifikime. Siguria publike nuk mund të ekzistojë me polici të kapur, ministra të papërgjegjshëm dhe drejtues që bashkëpunojnë me krimin në vend që ta godasin.
Shqipëria nuk është më thjesht një vend me krim. Është një vend ku krimi ka fituar terren institucional. Dhe kjo është arsyeja pse sot, më shumë se kurrë, kërkohet llogari./Pamfleti
Kjo nuk eshte gje, ne konferencen nderkombetare te 93 te Interpol Ilir Proda mer me vete si pjese te delegacionit te Policise Shqipatre Uljan Shpatarakun. Ky i fundit i skeduar per vepra penale nga organet ligjzbatuese nderkombetare. Vetem kete te shohesh kuptohet vet se cfar behet.
Rezultatet e punes se Policise lene per te deshiruar. Zbulueshmeria e krimeve 0.
Suksese policise shtetit dhe Ministres qe po I merr punet me qetesi dhe profesionalizem, puna e policise duhet respektuar sepse eshte nje respekt dhe ju lumte per gjithcka.
Tani si shembull per punen shembullore te Policise ju merni vrasjen ne Rinas besoje etj….