Mesazhi i SHBA për luftën kundër krimit transnacional bie në veshët e një kryeministri që e njeh mirë strukturën e kartelit, sepse e ka ndërtuar vetë...
Ka një ironi të rëndë kur Sekretari Amerikan i Shtetit, në një mesazh zyrtar për Ditën e Pavarësisë, e quan partner Shqipërinë në luftën kundër kriminalitetit transnacional. Ironi që nuk ka nevojë për koment, kur mendon se këtë mesazh e lexon një qeveri që ka mbuluar vendin me laboratorë kokaine, pista avionësh të fshehtë, porte të privatizuara për trafik, dhe me një polici që ruan plantacionet, jo rendin.
Edi Rama e pranon mesazhin amerikan me buzëqeshje dhe fjalë të mëdha për aleancën strategjike, ndërkohë që aleatët e tij më të ngushtë janë nën hetim nga SPAK për pastrim parash, trafik droge, lidhje me organizata kriminale.
Në çdo shtet normal, një kryeministër që ka ministra, bashkiakë dhe deputetë të përgjuar nga FBI për lidhje me kartelet, do të kishte dhënë dorëheqjen para se t’i vinte letra nga DASH. Por në Shqipërinë e Ramës, qeverisja është një ndërmarrje e organizuar me rregulla të brendshme të kodit të heshtjes dhe ndarjes së përfitimeve.
Edi Rama flet për luftën ndaj krimit si një qëllim patriotik, por harron që është ai që e ktheu Shqipërinë në një model eksperimental të narkotrafikut. Ai nuk është viktimë e krimit; është projektuesi i sistemit ku krimi lulëzon si pjesë integrale e pushtetit. Për çdo laborator droge që zbulohet në periferi, një kompani “ligjore” e lidhur me oborrin e kryeministrit po nënshkruan kontrata milionëshe në Tiranë. Trafiku nuk është më vetëm rrugë, është pjesë e strukturës shtetërore.
Kështu, kur Amerika flet për bashkëpunim në luftën kundër karteleve, është si t’i kërkosh kartelit të vetë-kontrollojë trafikun. Mund të ketë zhurmë, reforma, arrestime të vogla për sy e faqe, por sistemi vazhdon të funksionojë. Edi Rama është garanti i këtij sistemi. E njeh çdo hallkë të tij. E menaxhon me kujdes. Dhe këtë nuk e mbulon dot as flamuri i 28 Nëntorit, as kartolina me shqiponjën dërguar nga Washington DC.
Në fund, kjo është fytyra më e pastër e hipokrizisë moderne: një qeveri e ngritur mbi strukturat e krimit, që feston pavarësinë nën bekimin e aleatit më të madh, i cili e di shumë mirë me kë ka të bëjë, por që për interesa gjeopolitike, zgjedh të heshtë. Përkohësisht!/Pamfleti
Ahh jeni ne Kine, Trampi po i ve gjobe gjithe botes ju gjetet ironine tek urimi i pavaresise. Keni jetuar ndonje dite jashte Shqiperise apo e njihni boten vetem kur shkoni ne resorte me pushime. Rama eshte i pari qe ka nderthurur kriminalitetin , korrupsionin me Kapitalizmin, e ka kuptuar si funksionon bota. Rregullat jane per hallexhinjt e te lodhurit, te tjerat quhen biznes.
O Nasi, ti qe ke jetuar jasht dhe na tregon si funksionon nderthurja ndermjet kapitalizmit, korrupsionit,kriminalitetit, na sqaro si jane dhe raportet ndermjet tyre ne Amerike, BE e vende te tjera dhe si jane ne Shqiperi. Ne Shqiperi me duket se jane te permbysura. Kryesojne korrupsioni dhe kriminaliteti dhe ne fund pak kapitalizem i cili me shume eshte ne funksion te ketyre te pareve( korrupsion kriminalitet) .