
Kështu, këta mund ta quajnë veten si njerëz të klerit që ata përfaqësojnë, por jo të besimit, pasi për Dervishin duhet thënë qartë se është qafir. Se qafira nuk janë vetëm të krishterët dhe hebrenjtë, apo edhe hindutë. Ka sa të duash myslimanë, madje edhe të organizuar. E këtu te ne i ke çdo natë në emisionet e darkës...
Dervish Hasi është një mjek i Sanatoriumit të Tiranës, i cili prej vitesh punon kirurg atje. Por përveç mjek, doktor Hasi është një i njohur i hershëm i regjistrave të Policisë së Shtetit. E cila, e ka arrestuar së fundmi, pasi ka pasur denoncime nga familjarët e një vajze të mitur, 14 vjeçe, me të cilin ai kishte marrëdhënie.
Policia, në hetime zbuloi se doktori, jo vetëm mbahej si praktikant mysliman, por kishte bindur edhe viktimën minore që të ishte fanatike.
Ndërkaq, policia zbuloi se doktori, edhe pse mbahej një fanatik, ishte një tip paksa “modern”, pasi filmonte aktet intime me partneret e tij dhe i ndante edhe me të tjerët.
Në një logjikë të ftohtë, opinioni nuk ka përse ta sulmojë si pervers një subjekt që në këtë rast është edhe mjek, që i pëlqen të jetë edhe ‘voyaer’ apo edhe dokumentues i ngjarjeve të tij intime. Në fund të fundit, janë pjesë të jetës së tij.
Por policia, me të drejtë, është nisur në faktin se kemi të bëjmë me një rast shkelje të rëndë të Kodit Penal, pasi ai ka kryer marrëdhënie me një minore, 14 vjeçe, që do të bënte skandal në çdo vend normal të botës.
Por sapo doli në publik ky rast, i cili është bërë pjesë e një debati të emisioneve televizive, ka njerëz që po e mbrojnë. Po përse e mbrojnë? E mbrojnë pikërisht duke thënë se doktor Dervishi qenka një praktikant mysliman. Po edhe? Pikërisht këtu nis problemi, pasi rasti i Dervish doktorit është një rast personal e nuk ka lidhje as me fenomenin e as me fenë.
Doktori të pajtojë avokat e të mbrohet. Ndoshta nuk është gjithçka siç duket. Po përse po e mbrojnë njerëzit që në emisionet televizive thirren si përfaqësues të myslimanëve?
Një mysliman besimtar, nuk ka përse të mbrojë një mjek që abuzon me një të mitur. Pasi e mendon se ajo e mitur mund të jetë motra, kushërira, shoqja, apo fqinja e tij. E si e tillë duhet ta dënojë. Pasi një mysliman, së paku mbron 10 urdhëresat e Dhiatës së Vjetër të Moisiut, ku një besimtari i ndalohet të tradhtojë gruan e tij.
Po nejse, të mos hyjmë në një diskutim të komplikuar teologjik. Jemi në një vend, i cili si moral, traditë, zakone, apo edhe shtet në fund të fundit, nuk e pranon aktin e doktorit të Sanatoriumit. Ndaj i ka lënë ligjin për tu marrë me të.
Mbrojtja ndaj tij që po bëhet në ekrane, duket se po përdoret si një rast i “artë” për të futur në debat publik një argument që këtu është i huaj, e nuk është mbjellë, edhe pse fara ka 30 vite që hidhet- Sheriati.
Pra që të përshtatin një mënyrë jetese ndryshe nga Perëndimi, ku një burrë jo vetëm mund të ketë disa gra, por ai nuk mund të gjykohet për rastet kur merret me gratë. Se e bukura e këtyre teoricienëve është se grua quhet edhe një 14 vjeçe, ndoshta edhe më pak, e për shqiptarët që me Kanunin e mesjetës, konsiderohet krimi më i rëndë.
Megjithatë, nëse debati do të ishte kënd vështrim, hajde mirë. Pasi ca e mendojnë kështu e ca ashtu. Pavarësisht cinike, ja që ndodh. Por që në këtë debat të hyjnë njerëz që publikisht përfaqësojnë në opinionin publik intelektualët; në një kohë doktor Dervishi do të hante 20 vjet burg në Turqi, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe do ta kalonte jetën në qeli. Që janë vende myslimane.
Po ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë, pasi me Kodin Penal Shqiptar, Dervishi është deri në fyt.
Problemi më i madh është fakti i nisjes së këtij debati pro Dervishit, kur doktori në fjalë nuk ka asnjë të dhënë për tu mbrojtur.
Në fakt pikërisht këtu qëndron problemi, pasi në Shqipëri ka një komunitet që e gjen veten te doktor Dervishi. Që si puna e Hoxhës predikojnë shprehjen e famshme: “Bëj si them unë, po jo si bëj unë”!
A ka në Shqipëri një klerik model, apo intelektual model mysliman që të marrë vërtetë simpatinë edhe të atyre që nuk janë praktikantë?
Padyshim që ka!
Një nga këto, edhe pse është fanatik apo ekstremist në ide, por i qetë dhe i butë në debat, është imam Justinan Topulli. Mund të ketë edhe të tjerë xhanëm, por fakt është që këta nuk promovohen. Pasi fuqinë e kanë profetë të rremë që shesin size firmato, apo imamë idiotë që kush vdes thonë që e ka dënim nga Zoti.
Alia Izetbegoviç, një nga politikanët dhe mendimtarët më të njohur të myslimanëve në Ballkan, që islamin e njihte në themel ka lënë një postulat: “Islami është feja më e përkorë, por myslimanët janë kopukët më të mëdhenj”!
Këtë shprehje e gjen rëndom në komunitetin e myslimanëve shqiptarë, që e kanë përkthyer në: “Islami është i mirë por jo myslimanët shqiptarë”.
E ky është realisht problemi. Si mund të na tregojnë fenë islame këta kopukë që nuk lënë gjë të ndyrë pa bërë. E këtu nuk futet vetëm Dervishi, por shumë nga klerikët që bëjnë njëmijë të zezat e fitojnë para duke flirtuar me pushtetet, duke shitur e bërë allishverishe me pronat.
Por këtu fajin më shumë se fajtorët realë, domethënë qafirët që abuzojnë, e kanë edhe ata myslimanë që nuk dalin hapur kundër këtyre tmerreve.
Vetë doktor Topulli, pas daljes së këtij skandali ka bërë një status, ku godet ata që e mbrojnë Dervishin, por nuk e thotë qartë, e këtu bëhet bashkëfajtor.
“Vetëfajësimi i tepruar sjell pesimizëm, ashtu siç edhe justifikimi i tepruar sjell pasivitet. Ndërkohë, e para mund të nxisë edhe aktivitete të pamatura dhe të papjekura, ashtu siç e dyta të vë në gjumë. Kështu që jo më kot thuhet se e mesmja është rruga e duhur”, shkruan Topulli. Kështu, këta mund ta quajnë veten si njerëz të klerit që ata përfaqësojnë, por jo të besimit, pasi për Dervishin duhet thënë qartë se është qafir. Se qafira nuk janë vetëm të krishterët dhe hebrenjtë, apo edhe hindutë. Ka sa të duash myslimanë, madje edhe të organizuar. E këtu te ne i ke çdo natë në emisionet e darkës./Pamfleti
Lini një Përgjigje