
Në fund të herës, me çfarëdo herësi t’i shumëzosh këta mafiozë, del i njëjti përfundim, do të shkojnë si Çeçua para drejtësisë...
Edi Rama është i braktisur jo vetëm nga Amerika, por edhe nga miqtë mafiozë, që nuk janë dakord me kontrollin e pasurive dhe ballafaqimin me drejtësinë, në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden, për izolimin përfundimtar të mafies ballkanike. Të cilët nga ballkoni i pasurive të tyre demonstrojnë forcë, duke sfiduar ligjet, liritë dhe të drejtat njerëzore.
Në ekspeditën anti-amerikane, i vetmi “gjeneral” i Bablokut të Ballkanit që kishte një depo municioni “sekrete” në kozmos të sistemit politik të mafies, ishte Lulzim Basha.
Luli i vogël, rrënjët i shtrinte poshtë kullave të Ndranghetës, e lart hapaçelte gjethet e zverdhura të degëve të përhapura mbi Sali Berishën e Gazment Bardhin, për të pushtuar me gjelbërimin e falsitetit, hapësirat e opozitës.
Luli, ditën flinte gjumë e natën bënte punë.
E zinte gjumi në kullota, sa te njëri klan te tjetri, e të gjithë ofshanin, gjynah i shkreti, Amerika e do Lulin si Yll në rritje, këta e kapin nga veshët, e rrahin me shpulla, e vënë në karrocë, herë si beb e herë si kalë.
Kur zgjohet nga ëndrrat, i tregojnë vulën.
-Do bëhesh i madh, -i thonë.
Provon të bëjë të rriturin, i thyejnë shkallën e pushtetit, ja bëjnë nofullat syskë, njolla-njolla.
Për sytë e përgjumur, dita këtej po zbardh në muzg.
Amerikanët e zunë në ëndrra të këqija Lulin.
Babloku e zgjoi nga gjumi, i freskoi ballin me shaminë e Taulant Ballës poshtë shkallëve të një pallati, pastaj, pajisi me një kamera Gazment Bardhin që ta fokusojë e ta shfaqë në një televizion të Qeverisë, vetëm sa të tymosë ca peshq sipas shijeve të veta e të ruajë të pariparueshme perden në sy të perëndimorëve. Që është momenti ta përsërisim, fshatarët e kishin ndarë mendjen, ata janë qorra e nuk shohin as në dritë të diellit, kur këta shtiren sikur zihen.
Pra edhe Luli u kap mat.
Me të njëjtën kordë zëri, në notën katërshe, katër trupat muzikorë të diplomacisë perëndimore, i zgjatën vijat mbi shpatullat e brishta të misionarit të Bablokut që recitonte vjersha gjoja me tekst amerikanë, në skenën vrima-vrima të 4 Klaneve Mafioze, duke e izoluar.
Po çfarë humbi Luli?
Humbja e madhe regjistrohet te Rama, Berisha e Meta, se Luli bukë e kos po hante, donte vetëm pasuri e kashaisje nga kasholat që notojnë ujërave të diplomacisë perëndimore, por jo pushtet.
Aventurave të figurës plastike, u plasi plansheti ngjyrë ajri, sapo nxori në fushë vizatimet e Bablokut e tregoi me gisht kthinën e propagandës anti-amerikane, ku “ushtria” furnizohet me deklarata politike që çimentojnë konturet e një pushteti me ndërrim portash e skedinë që nuk e kap askush.
Asnjëri deri më sot nuk skuqej se bëhej qesharak, por që të bëhen qeshqek, ushqim burgu, nga ca qesemer që çdo vrimë ua zë duart, nuk e prisnin këtë herë.
Në fund të herës, me çfarëdo herësi t’i shumëzosh këta mafiozë, del i njëjti përfundim, do të shkojnë si Çeçua para drejtësisë, pasi Amerika i ka izoluar e vënë përpara, në radhë për burg. /Pamfleti
Lini një Përgjigje