Ishin një tufë gazetarësh. I zunë pritë Robert Ndrenikës. Kush të fliste më shpejt...
Nuk janë të vdekur, në kuptimin që ishin por nuk janë më. ‘Të vdekur’ në kuptimin që themi shpesh në pezhorativ se ‘Iksi vdes të bëjë pretencën kundër Robert Ndrenikës”. Ose ‘ të vdekur’ për të qenë kontroversë ndaj vlerave të shoqërisë. Apo ‘ i vdekur’ për të kruar brirët me një njeri të suksesshëm e të njohur në publik. Sepse kështu merr pak vlerë, dhe thonë “filani, njeri koti, por ia mblodhi Kadaresë”.
Në rastin tonë kemi Robert Ndrenikën, Anthony Quinn ose Clint Eastwood shqiptar.
U shfaqën këto ditë si mizat e dheut, në tufa kundër simbolit tonë. Herë me mikrofon gazetari, herë me fytyrë idioti, herë pa dhëmbë në gojë, herë mashkull politikan me zë femre, herë pinjoll i rënë nga vakti dikur…
Të gjithë këta të kategorive kontroverse, na dhanë nga një mësim. Mos i quajmë se ‘fare fare pa vlerë’, na dhanë nga një mësim:
1.
Që kur i afrohen Ndrenikës, duan të martohen me djallin. Po çfarë del prej martesës? Ndoshta si në romanin e Kadaresë, dhjetë metra tel me gjemba.
Ishin një tufë gazetarësh. I zunë pritë Robert Ndrenikës. Kush të fliste më shpejt. Njëri qe më i zoti.
-Zoti Ndrenika, a e bëni burgun për Erjon Veliaj?
-Po.
(Aktori i madh, me më shumë role se anëtarët e partisë së Shehaj, sapo ka takuar Erjon Veliaj në sallën e gjyqit dhe i ka puthur duart. I ka thënë edhe se ‘sa të ka mbetur se ta bëj unë burgun’). Si për një profet të munduar si Krishti
Gazetari u tërbua pse Ndrenika tha ‘Po’, shqeto. Këta janë nga lloji që e përdredhin fjalën.
-E përballon dot?, e pyet gazetari, si për t’i fyer moshën 84 vjeç.
Edhe kjo skenë ishte parë dikur gjatë revolucioneve kur krijohej ‘njeriu i ri’, si në Kinë apo edhe Shqipëri. Fyenin gjeneratën e mëparshme.
Ndrenika u përgjigj:
-Po, e përballoj.
-Po për 13 akuzat që ka për Erjon Veliajn, çfarë thua?
-Ato nuk i kam kuptuar!, tha Aktori i madh.
Gazetari ngeli me gisht në gojë. Ai kupton gjithçka që i thotë urrejtja e pasioni, por jo e vërteta. Kurrë nuk e pyet të vërtetën. Ky nuk bën as për prokuror, as për gazetar jo e jo.
2.
Njeriu di aq shumë sa ka mësuar dhe sa ka parë. Për shembull, politikani Agron Shehaj, nuk paska parë njeri me sy. Iu sul Ndrenikës me fjalorin më të lig e më idhnak. Ishte gati t’i dilnin dy sytë teksa fliste kundër tij.
Pse ishte ky kaq ‘gështenjë në prush’ e pse vallë Robert Ndrenika i ngadaltë, i qartë, i qetë.
Sepse Ndrenika në jetën e tij të pasur ka patur përballë lloje- lloje tipash: Personazhe pozitive dhe negative, batakçinj dhe fisnikë, delenxhinj dhe injorantë, të pafytyrë dhe të munduar.
I ka takuar në role dhe me ta ka ndërtuar filma e drama. Tani, po ata ka përballë. Nuk është hera e parë që hyn në dramën që tani përjeton vetë vendi.
3.
Bota ka qenë dhe është me fat pse tipa si këta nuk bëjnë ligjin. Kjo edhe mund të ndodhë, që e keqja të dalë mbi të mirën njerëzore. Edhe bota i trembet kësaj. Deri më sot nuk është përmbysur bota.
Shikoni vetëm dy tipa:
Politikani Shehaj dhe avokati i Metës. Të dy ‘ të persekutuar’, por ky i Metës më shumë i persekutuar dhe mallkon publikisht: “Vdekje komunistëve, vdekje Rexhep Qosjes”. Mallkoi edhe Ndrenikën.
Njeriu, pas kësaj, kthehet deri në pikën sa të lavdërojë Enver Hoxhën që na i paska mbajtur larg këta tipa. E hidhët është, por edhe reale.
4.
Këta tipa të hyjnë nën lëkurë, ose edhe shoqërisë tentojnë t’ i hyjnë në bark.
Gazetari Andre Dangëlli, sot ka shkruar një shkrim ku thuhet: Secili nga këta “ka shpikur Robertin e tij brenda vetes dhe mërzitemi kur ai që kemi vizatuar nuk përputhet me Robertin që shohim”.
Kjo është si bombë për shoqërinë. Sepse këta nuk janë edhe aq pak. Por këta mbajnë zeher në trurin dhe kurmin e tyre; mbajnë stres, hahen me veten, kanë ankth dhe konflikt me veten. Domethënë këta bëjnë jetë të keqe, u lodhet sistemi nervor, ndjekin bishtin e tyre, bëhen problem për shoqërinë. Edhe vdesin më shpejt.
E pse gjithë kjo? Sepse përballë u shfaqen vlerat e larta të shoqërisë; ndoshta edhe vetë Robert Ndrenika.
R.Ndrenika duhet te ruaje figuren dhe personalitetin e tij te paster.Ai nuk duhet te perfshihet ne situata te tilla. Ai asht aktor i respektuar,duhet te kishte qendru i tille gjithmone.Nje artist kur fillon me i’u servilose politikes….c’fare duhet te mendojme?
Sherbetorin e nje padroni respektoje, ate te dy padroneve meshiroje se kush e di ne cfare halli eshte ndersa ate te shume padroneve neverite thote nje proverbi e nje kombi te madh. Frrok Cupet e Bert Ndreniket si sherbetore te shume padroneve patjeter qe duhen neveritur.
Për të mbrojtur partinë dhe shërbëtorët e puthadorët e saj është gjithmonë Frrok Çupi. Edhe për të bërë shkrime kundër Saliut. Kështu ushqehen këta lloj "analistësh" mediatik.
Artistet e medhej ( si dhe e kujtonim Ndreniken ) nuk behen lake e bythelepires si u be zoteria dhe ti qe ke bere kete shkrim.
ti Frok je legen nga me te medhenjte e lepires perfect je i neveritur o burr e si nuk po zhdukesh nga skena se je i peshtire!!!!!!!!!!
Kot griseni, Artisti i Popullit, Nderti i Kombit Robert Ndrenika shkoi në gjyq për ti dhënë kurojo dhe mbështetje Erjon Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe e dini pse; sepse Erjon Veliaj i ka ndihmuar dhe mbështertur artistët dhe teatrin. Pastaj, është gjykata ajo që vendos nëse veliaj është i fajshëm apo i pa fajshëm. Merreni shtruar!
Pyete,Cfar perfaqeson Roberti se spo i duken kembet.
Shehaj e Cakrani se bashku me aradhen e tyre qe i ndjekin nga pas, Ka-kaa-kaaaa...kakërijne pularisht. jane kudo gjendur ne rjete e site internetike, dhe ne komente te shtypit, pularisht.. Kaq
Robert ndrenika aktor ne skene aktor dhe ne jete. Ndrenika nuk duhet te perzihet ne politike dhe te na bej moral per Erion veline. Lere prokurorine dhe gjykaten te bejne punen e tyre.
Lali fiku i ka mbeshtetur aktoret dhe teatrin, duke e prosegue në mes te nates me gjithe garderoben dhe arkivin e cmuar të saj. Ju jeni bq si ky legeni nga Mirdita. Ky plehra jep verdiktin. Berti është Aktor shumë i mire, paçka se është loqe që nuk kuptoka hajdutlleqet e Lal fikut, siç duket edhe ky paska patur ndonjë pagese simbolike 2,500 euro në muaj si Brixhida e Kadarese. Keta janë ca sharlatane që paguhen per të bërë Show. Bert, paske marrë shumë Leke që dashke të behesh Bedel I Fik Hajdut. Ishe kunder prishjes se teatrit, dhe çuditerisht u ktheve pro prishjes. Leku është i embel Bert, të ben ti puthesh edhe sumen...
Nuk e di se sa vjeç është aktori por mosha bëka të veten!
Pse u be lake, c'interes ka sot per Veliajn? Perkundrazi e ka pritur kete histeri. Mire a keq ka aresyet e veta. Po prandaj s'behemi ne...S' e kemi per gje ti biem te medhenjve, gjenive dhe lepijme kriminelet e hajdutet. Lereni Ndrekinen ne madheshtine e tij...
GAZETARI ME SHKERDHATE NE KETE VEND JE TI ÇOK FROK ÇUPI. JE MODELI I SHFRYTEZIMIT TE GAZETARISE OPINIONIST I LESH BERJES PER PERFITIM. JE I NJOHUR SI BYTH LPIRS I SALI RAM BERISHES QE U PRISHE ME TE NGA QE SMUNE ME ARIT OBJEKTIVIN, BYTH LPIRS I NANOS, MAJKOS, LIR METES E ED RAMES PER TCILIN MKE THANE KUR TE KAM PYT PARA MARJES SE PUSHTETIT SE ESHTE ME I KEQ SE BERISHA DHE DO TA NJIHJA KUR TE ZHJIDHEJ KRYEMINISTER. ME THE SHPREHIMISHT SE NUK E NJIHJA EDIN QE SIPAS TEJE ISHTE NJE PERVERS. DHE KETU KISHE TE DREJTE SE VERTET I TILLE DOLI TE ISHTE KY SHPRESMADHI YNE QE E VOTUAM SI ME TE MIRE NGA SAL MALOKU. ME PAS NISE TI BEJE LAVDE ED RAM PERVERSIT, NJESOJ SI AI MIU I GJIRIZIT ILIR IZEIRI. VAZHDON TI BESH LAVDE ED RAMES DHE ERION VELIAJT, HAJNIT ME TE MADH NE HISTORINE TON DHE E QUAN TRIMERI HARAMLLIKUN E KETIJ NDRENIKES QE NE IKJE TE FIQIRIT SHKON E PUTH DURT NJE HAJDUTI DUKE U JUSTIFIKU SE IA NJEH FEMIJRINE PROBLEMATIKE QE KA KALU. VRK FROK CUP CUPI KETE VEPRIM TE SHEMTUT TE BERTIT E QUAN VLERE, E DI PSE CUP CUP, SE TI VETE JE I TILLE, SE KE PER GJE ME E LEPIJT GELBAZEN. JENI NJE GOXHA TAKEM ANALIST LESHI JU QE BENI KET GJE. KU E DI KU FLE LEPURI QE I BO HOSANARA LALI ERIT TI CUP FROK CUP ( TE DHJEFSHA EMRIN) SE SGJUN KOT TI. VAFSH NE DJALL ME KTO QE SHKRUN MOR ISH GAZETARI I GAZETES KOMUNISTE ZERI I POPULLIT. PASKAN PAS TE DREJTE ATA QE TE QERUAN NGA GAZETRIA AHERE DHE TE PLASEN NE NDERMARJEN MIGJENI. TI JE QEN QE JA TE ZOTIN CUP CUP. TUTU O MENDER BURRE SE JE NE MOSHE TE KALUME. BEJU NJEHERE BURRE I VERTET NE KET JETEN TENDE 75 VJECARE QE TE KUJTOJNE DHE PER MIRE.
Cupi dihet qe eshte servil i te gjithe pushteteve.Por me vjen keq per Ndreniken.Nje artist i madh nuk duhet ta bente kete.Megjithate nuk mund ta paragjykojm vetem per kete rast.Cdo njeri ka te te drejten e tij ta simpatizoj ose ta percmoj kedo qe ashtu sic e mendon.
Aktori Robert Ndrenika është një figurë e nderuar dhe respektuar dhe kurrë nuk mund të përbaltet! Por nga ana tjetër, jam kundër këtij editoriali, që "preferon" të kthejë diktatorin apo regjimin më mizor e antinjerëzor që ka kaluar ky popull. Boll më me reminishencat e të shkuarës!
Ka plot raste edhe në botë, që një artist i madh të jetë një njeri i vogël. Ndrenika nuk bën përjashtim. E ka dhënë provën edhe me teatrin.. Ndërsa Çupi është i afirmuar. Bëj çudi si i jep kaq hapësirë Pamfleti. Frrokët, sepse ka shumë në qarkullim, janë të rrezikshëm..
Per Robert Ndreniken kam pasur konsideratat me te larta, ashtu si i gjithe populli Shqiptar per vlerat si aktor e njeri. Mirepo pas dhjerokracise e menderosi se futi hundet ne politike dhe une e humba si shume te tjere respektin per te. Njerezit e talenduar, profesionale e te ditur nuk e perfillin politiken ne teresi. Politika u sherben arrivisteve, hakmarresve, hileqareve. Ndryshimi corri masken e te gjithe atyre qe ishin ne "gjume letargjik". Edhe me i dituri Shqiptar eshte shume me i ulet se nje analfabet jo Shqiptar. Historia na ka provuar disa here se kush jemi e sidomos me vehten tone.