Në epokën Trump, Aleanca Atlantike përballet me një realitet të ri: mbijetesa e saj varet nga kontrolli i rrezikut të brendshëm...
Bota ndodhet në një moment kritik, ku arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po testohet në themele. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti strategjik SHBA–Kinë kanë krijuar një mjedis të brishtë. Por zhvillimi më alarmant për Europën është: mënyra se si politika e jashtme amerikane, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, po e vendos NATO-n në një territor të panjohur.
NATO u ndërtua mbi një premisë të thjeshtë dhe jetike: solidariteti i aleatëve përballë kërcënimeve të jashtme. Traktati i vitit 1949 parashikon mbrojtje kolektive, konsultim politik dhe respekt reciprok të sovranitetit. Ajo që nuk parashikon, është një skenar ku shteti udhëheqës i aleancës shndërrohet në burim presioni, pasigurie apo shantazhi ndaj aleatëve të vet.
Deklaratat dhe qëndrimet e Donald Trump lidhur me Groenlandën, Danimarkën dhe përgjithësisht me detyrimet amerikane në NATO, kanë ekspozuar një boshllëk serioz institucional: Aleanca nuk ka mekanizma të qartë për t’u përballur me një krizë që lind nga brenda. Nuk ekziston një “manual” për rastin kur SHBA, fuqia dominuese ushtarake dhe politike, minon frymën e besimit mbi të cilën mbahet NATO.
Problemi nuk është vetëm retorika. Problemi është parimi. Kur Presidenti i SHBA sinjalizon se mbrojtja kolektive është e kushtëzuar nga interesa financiare, marrëveshje dypalëshe apo kalkulime elektorale, atëherë neni 5 humbet fuqinë e tij parandaluese. Dhe pa parandalim, NATO pushon së qeni një aleancë sigurie dhe kthehet në një forum të brishtë politik.
Europa e ka kuptuar rrezikun. Diskutimet për autonomi strategjike, rritje të kapaciteteve ushtarake europiane dhe zvogëlim të varësisë nga SHBA nuk janë më teori akademike, por refleks mbijetese. Megjithatë, e vërteta është e hidhur: pa SHBA-në, NATO nuk funksionon; me një SHBA të paparashikueshme, NATO rrezikon të paralizohet.
Për vende si Shqipëria, kjo situatë është veçanërisht delikate. NATO nuk është luks diplomatik, por garancia themelore e sigurisë kombëtare. Tirana nuk ka interes të zgjedhë anë brenda aleancës, por ka detyrimin të mbështesë qartësisht rendin transatlantik, respektimin e traktateve dhe parashikueshmërinë strategjike. Heshtja ose servilizmi nuk janë politikë e jashtme.
Ky është momenti që NATO të reflektojë seriozisht. Aleanca duhet të forcojë dimensionin politik, të sqarojë kufijtë e sjelljes së pranueshme për çdo anëtar dhe të ndërtojë mekanizma që mbrojnë kohezionin nga liderë impulsivë, sado të fuqishëm të jenë ata. Pa këto reforma, rreziku më i madh për NATO-n nuk do të vijë nga tanket ruse apo raketat kineze, por nga erozioni i besimit brenda saj.
Historia na mëson se aleancat nuk shemben gjithmonë nga armiqtë. Shpesh, ato shemben nga paaftësia për të kontrolluar vetveten. Sot, NATO është pikërisht në këtë udhëkryq./Pamfleti
Nato është shembur. Ajo mbahet në jetë vetëm teorikisht dhe vetëm nga Evropianët. Evropianët kohë më parë duhet ti kishin bër ballë Trump duke u sjell si Trump. Largim të personelit amerikan nga bazat e Natos në Evropë. Sanksione kundër lidershipit amerikan i cili me marrjen e Venezuelës e shkëmbeu atë të paktën me Ukrainën e vendet baltike në Evropë dhe të paktën Taiwanin në Azi. Nëse sot nuk i vihet fre Amerikës dhe Evropa ka shumë mënyra për ta bër Amerikën të dridhet, pa ju deshur fare armët dhe duke përdorur vetëm mjetet ekonomike, shpërbërjen e Natos. Bashkëpunimin me Kinën, Brazilin e Indinë si presion ndaj SHBA. Nëse sot vazhdohet në këtë mënyrë shumë shpejt nuk do ketë më Evropë të bashkuar dhe gjithashtu edhe SHBA rrezikon shpërbërjen apo një krizë të thellë ekonomike. Trump mesa duket punon për Rusinë përderisa ia shet Evropën Rusisë. Evropa do të rimëkëmbet por besimi tek SHBA nuk do të rimëkëmbet më kurrë.
Z.Zefi!Jo vetëm aleancat,por perandoritë dhe shtetet bien nga paaftësia për të kontrolluar vetveten. Nëse SHBA nuk do vepronin kaq shpejt dhe kaq 'agresivisht', Internacionalizmi majtist shumë shpejt do ta kishin shpërbër Amerikën. "Zot ruam nga miku se nga armiku ruhem vetë" përkujton përvoja popullore. BE dhe vëndet e NATO-s europiane me naivitet foshnjarak i përkeqësuan marëdhëniet me SHBA. NATO është së pari një aleancë ushtarake. Në një strukturë ushtarake e çfarëdo niveli qoftë, ka hierarki. Por NATO është edhe një aleancë politike. Rolin udhëheqës për 1000 arsye e ka SHBA. Kush se pranon këtë lidership duhet ti dal zot vehtes.Amerika i bën planet sot, që ti dalin pas 100 vjetësh, thoshte një i moshuar dikur. NATO-istët Europianë i bëjnë planet sot që tu dalin nesër. I shkruajnë me laps në darkë dhe i prishin me gomë në mëngjz.
Koha do ta tregoj, por meqënëse di të shkruash shqip, duhet të jesh shqiptar dhe mund të bësh aleancë me usa por si do ja bësh nëse Europa prishet me usa. Do të marr Trump si Greonlanda. Se po të mbyllën kufijtë evropianët, je i vdekur. Apo mjafton Trump të rrëmbej Ramaduron dhe na kthen dekomracinë si Venezuelës. Kaardhur koha që Naton ta mbaj vetëm Usa, pa baza në Evropë, pa ushtarë në Evropë. Pastaj le ti bëj planet për pas 100 vjetësh. Usa po fillon të urrehet nga evropianët aq sa njerëzit po zgjedhin produkte jo usa në vendet e evropës, vetëm për retorikën që po përdor
df! Ti thua që: "europianët i urrejnë usa". Pse erdhi puna deri këtu që, europianët urrejnë usa? Sa kohë, që kur? Po të jetë e vërtetë kjo, i bije që europianët kanë komplotuar kundër usa? Pse dhe për llogari të kujt? SHBA kanë baza ushtarake në Gjermani nuk kam dëgjuar të jetë kundra ndonji gjerman. SHBA ka baza ushtarake në Kosovë. Janë të dëshirushëm. Udhëheqsit majtistë radikal europian ju ka hyrë Rusi dhe Kinezi në shtëpi. Dhe ju ka hyrë lepuri në bark. Një koalicion i madh forcash proeuropiane , properëndimore dhe në miqësi me SHBA po farkëtohet. Ti personalisht, pse je antiamerikan?
Unë jetoj në gjermani e po flas posaçërisht për gjermaninë. Të gjithë gjermanët, përfshi këtu edhe të huaj që jetojnë në gjermani po flasin kundër usa e nuk po blejnë më produkte amerikane. Bazat e Usa në Gjermani apo Itali nuk janë të prekshme nga populli dhe shumica as nuk e dinë që ka baza. Nuk ke më majtistë, ata janë veç majtistë imagjinarë që i prodhon e djathta. Të majtë nuk ka më, të gjitha partitë janë të djathta, lere çfarë emërtimi i vën vetes apo si e quajnë veten. Ato janë thjesht të djathta të gjitha. Unë nuk isha antiamerikan, jam bërë nga sjellja prej arroganti e presidentit tënd. Se i bie është i joti përderisa e mbron. Lufta që bën Rusia kundër Ukrainës rrezikon të shkoj drejtëpërdrejtë në Kosovë nëse asnjë nuk ndërhyn. Usa e ka bër të qartë. Është me Rusin, po ashtu edhe me Kinën, armiku është Evropa që toleron emigrimin etj etj. Mos vallë harron vetë Trump se është nip emigranti? Se gjithë amerikanët janë emigrantë? Çfarë është Rubio? Pothuajse të gjithë emigrantët kanë qenë ilegalë para se të bëheshin legal. Si unë por edhe ata që flas nuk kuptojmë udhëheqësit Evropianë që nuk reagojnë kundër Trump. Nëse një parti e ashtuquajtur e majtë sot del e flet kundër Trump, në çdo vend të Europës e ka të siguruar 30% të votuesve. Pse nuk po flitet kundër apo janë të gjithë me Kinën dhe Rusin? Të gjithë janë me Usa, nëse vazhdon kështu do detyrohen të gjithë të bëhen kundër
Unë nuk jam antigjerman ,megjithse këtej nga Tirana qarkullojnë, ndoshta thashetheme, se një gjermane V.N.L është e përfshirë në korrupsion prej miliarda dollar për COVID. As se Kryeministri majtist Shrëder u emërua nga Rusët si shef i kompanisë ruse të naftës. As që Znj. Merkel që unë e quaja 'madhëria e saj Merkel", kur dëshiroja që Ajo dhe jo Obama të merte çmimin Nobel për paqe. Unë sigurisht që dua më shumë Shqipërinë se Amerikën. Por unë aksionin e 'skifterëve në Uashington' e konsideroj 'luftë për paqe'. Shqipëria është nën kujdesin ddhe garancinë Amerikane. kosova po se po.
BE U.S NATO=CIFUTERI Kaq di te them.