TAGS-AT E JAVËS

Editorial14 Nëntor 2024, 16:23

Kupola e policisë: Zë fill politika e ‘Noc Rrokut’

Shkruar nga Pamfleti

 Kupola e policisë: Zë fill politika e ‘Noc Rrokut’

Thuajse të gjithë drejtorët e rinj nuk kanë në promovim, një çmim apo edhe trajnim nga agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, madje shumica e tyre vijnë nga përvoja e shkollës turke...

Kupola e re e policisë duket qartë se nuk ka lidhje me politikën ‘main stream’, me klanet e PS dhe sidomos të PD, që gjetën pika lidhjeje me margjinat e grupit ‘çiftelia’.

E gjithë armata e re duket si një nismë e ministrit të ri, por në realitet është më shumë se kaq.

Është një grup që vjen në krye të policisë pikërisht në prag të zgjedhjeve, ku nuk figuron asnjë emër i rëndësishëm në karrierë, por që ka qenë pjesë e një system zinxhir të viteve të fundit, ku nëse shikon me kujdes duket si rrjeta e Ardi Veliut. Që sipas gjasave kemi të bëjmë fiks me kthimin në vitin 2021, vitin zgjedhor kur krerët e policisë së rretheve kishin një synim për të mbajtur lidhjet me hierarkinë politiko- eloktorale dhe territoriale të një superstrukture, e cila nuk është vetëm politike.

Ndaj janë larguar emrat e njohur të karrierës policore, për të motivuar një karrierë të rinjve, si një mundësi e dhënë pas zgjedhjeve.

Pothuajse e gjithë lista e drejtorëve vjen përgjithësisht nga blloku i vjetër i 2021, ku karriera i lidh në territor me nomenklaturën kriminale, nuk është gjë tjetër, veçse një rikthim në të shkuarën. Lista e drejtorëve nuk është një promovim i karrierës por një promovim i rekomandimeve.

Përgjithësisht, drejtorët e emëruar sot nuk janë kryepolicë klasikë, por shtylla të një lidhje territori ku nuk janë promovuar dhe nuk kanë sjellë rezultate. E ç’është më e rënda, asnjëri të promovuarit nuk përbën një karrierë të ngritur në bazë të meritokracisë së rezultateve.

Pikat e dala në lidhje me vlerësimin është një piramidë e përmbysur, madje edhe më keq.

Thuajse të gjithë drejtorët e rinj nuk ka në promovim, një çmim apo edhe trajnim nga agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, madje shumica e tyre vijnë nga përvoja e shkollës turke.

E këtu zë fill politika e ‘Noc Rrokut’, që sot problemin më të madh e ka me amerikanët, ndaj ka hequr në mënyrë literale çdo drejtor policie që është trajnuar në SHBA.

Është pjesë e fobisë së Edi Ramës, por edhe sinjal i pastër politik drejtuar partnerëve, por veçanërisht SPAK-ut. Sot kupola e policisë nuk është miqësore ndaj prokurorisë speciale. Së paku është e panjohur dhe nuk ka kryer asnjë aksion të përbashkët. Ky është mesazh, për ti thënë ndërkombëtarëve që ‘topi është i imi dhe penalltinë e gjuaj unë!’/Pamfleti

 

kupola e policisë politika e \'noc rrokut\'

Lini një Përgjigje