Ministra fantazmë, humor vulgar dhe bunkerë të lyer me flamurin e BE: Si Shqipëria e Ramës po e shndërron diplomacinë në teatër dhe integrimin në farsë…
Në një kohë kur kombet luftojnë për të forcuar demokracinë, zhvillimin dhe reputacionin ndërkombëtar, Shqipëria ka zgjedhur një rrugë të çuditshme: spektaklin politik me nuanca groteske. Nën qeverisjen e Edi Ramës, karagjozllëku është kthyer në një armë strategjike, një formë diplomacie alternative, e mbështetur në meme, ironi, AI ministre dhe qime mustaqesh me buzëqeshje të përhershme për kamerat.
Shkrimi i fundit i The Washington Post, që e pyet me ironi "A mund të hyjë Shqipëria në BE me humor?", është shumë më tepër sesa një titull lozonjar. Është një pasqyrë e saktë e realitetit absurd që përjetojmë: një vend që përpiqet të maskojë dështimet sistemike me fasada digjitale dhe figura klounësh të vendosur si alternativa politike.
Florjan Binaj, një aktor humoristik i kthyer në kandidat për kryebashkiak të Tiranës, është vetëm produkti më i fundit i këtij realiteti të mbrapshtë. Në një vend ku politika është kthyer në teatër të shëmtuar, është fare e natyrshme që aktorët e komedisë të duken më të sinqertë se ata të parlamentit. Por kjo nuk është zgjidhje; është simptomë.
Ndërkohë, Edi Rama, kryeministër që nuk i ndahet as ekranit të CNN-it, as fotove me Macron-in dhe Scholz-in, vazhdon të sillet si një showman ballkanik që shet Shqipërinë si startup kreativ me ministre dixhitale, por që nuk arrin të mbushë burgjet me hajdutët e vërtetë. Ai i tregon botës bunkerët si atraksion turistik, por jo zonat e papunësisë, eksodit dhe betonizimit që i ka kthyer qytetet në fortifikata çimentoje.
Në çdo forum ndërkombëtar, Rama shfaqet me humor të trashë, batuta me arrogancë dhe një sjellje që e bën të duket si një version balkanik i Boris Johnson, vetëm pa fjalorin.
Në forumin e Davosit, ai u përpoq të bënte ironi për emigracionin shqiptar duke përmendur "eksportin e talenteve", ndërkohë që Shqipëria përjeton largimin më masiv të rinisë në dekada.
Në samitin e Berlinit, ai deklaroi me krenari se "Shqipëria është një histori suksesi" për BE-në, pa përmendur që renditemi ndër vendet më të korruptuara në kontinent sipas Transparency International.
Ndërkohë që liderë të tjerë ballkanikë si Vuçiç apo Kurti luajnë me karta të forta të realpolitikës dhe lobizmit ndërkombëtar, Rama zgjedh të bëhet meme, duke shpresuar se bota do të harrojë të pyesë për numrin e dosjeve në SPAK që prekin qeverinë e tij. Kjo është loja e tij: të tallet, të relativizojë, të rrëshqasë mbi absurditetin, duke mos dhënë llogari për asgjë.
Ai qesh me problemet e Shqipërisë, ironizon opozitën, dhe luan rolin e reformatorit, ndërsa vendi zhytet në korrupsion institucional dhe drejtësi të kontrolluar. Ai nuk fton më për debat; ai performon.
Shqipëria ka një popull që meriton dinjitet, jo shfaqje. Një shtet që kërkon integrim në BE, por jo përmes memeve apo konferencave të shtypit me tone tallëse, por me institucione të forta dhe drejtësi reale. Deri atëherë, le të qeshim, sepse po s'qeshe, do të të marrë malli për të qarë./Pamfleti
Nje pershkrim korrekt i gjendjes ne vend.
Për kësi rastesh, populli thotë: "me të qeshur e me të ngjeshur", dhe:" qesh, kush qesh i fundit". Z. Rama i 'ngjit' Z.Binaj të qeshurën. "E qeshura është ngjitëse". Z.Binaj e siguron Z.Rama se do ta marrë me sportivitet dhe me të qeshur dhe do ta përcjellë stafetën ngaAIi, te Ajo që do përzgjedh Z.Binaj kur ta dojë puna. Në Lion të Francës qytetarët zgjodhën Kryetar Bashkie të Lionit, gjysh-bir-nip. Pra nga një trung familjar 3 kryetar. Të tre ishin punëmbaruar, komunikativ me qytetarët dhe transparent po se po. Kishte dhe kritikë dhe akuza për korrupsion. Por si gjithmonë sapo e vërteta tentonte të nxirrte kokën mbi ujë dhe të thoshte ja ku jam, dora e zgjatur e 'familjes' e zhyste prap në ujë. Më në fund e vërteta notoi nën ujë dhe në brezin e tretë nxori kokën dhe tha: 'më zhytët por nuk më mbytët'. Parat e korrupsionit nga trioja u zbuluan në EKUADOR. DHE U KONFISKUAN. Kjo që shkruaj nuk është sajesë. Por fakt .
Gjergj, sakte fare.
Pershkrim i sakte, por me habisin keta gazetar ,kur vendi po shkon ne funde dhe ketij populli nuk i ngacmohen nervat hiç, perse nuk beni thirje per tu çuar ne protesta si ne serbi? Vetem beni shkrime qe dhe nuk lexohen. Po nuk u ngritet ju njerzit qe keni lapsin dhe fjalen kush ka per tu ngritur. Ju duhet te bashkoheni dhe ti beni thirje ketij populli qe ti zgjohet nervi. Se per keta politikan qe kemi ta neverisin, keta jane vetem per te punuar per vete, te vjedhin sa me shume. Po su çuat ky vend mbetet i pashpres.