TAGS-AT E JAVËS

Editorial10 Maj 2023, 10:09

Ka betejë në Hanin e Hasan P*rdhës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Ka betejë në Hanin e Hasan P*rdhës!
Në foto: Ilir Meta dhe Bardh Spahija

Po cila është substanca e Shkodrës?! Ata që për 32 vjet nuk patën ide e projekte as në kokë, as në letër, vlerësohen se kanë të gjitha nasijetet e ish-sekretarëve të byrosë së Partisë së Punës dikur, për të gjuajtur me “gurë” çdo alternativë të re.

Në Hanin e Hasan P*rdhës ka plasë sherri. Sali Berisha gulçon, fryn e shfryn dufin si i çmëndur, pasi tek porta i kanë ardhur shumë njerëz që thërrasin; ik se e ke qelbë këtë vend.

Edhe në Shkodër temperatura e zgjedhjeve është e lartë.

Saliu i dobësuar nga sëmundja e antiamerikanizmit, pa dhëmbë, gërdallë, “akull” i ftohtë, i shkruan letër ushtrisë së vet të mos i lëshojë “frengjitë” e Hanit të Hasan P*rdhës, edhe pse “pushkët” nuk kanë “municion” e “kandilët” nuk ndriçojnë.

Shkëlqimi i Saliut shfaqet në beze të zezë, si film me partizanë e gjermanë.

Gjuan me llastiqe këdo i afrohet Hanit të Hasan P*rdhës, apo Djalit të Alisë, që ka hapur mejhanë në oboor të bashkisë për të vetët. Se qëllon me “gurë” Sali Berisha prej 32 vitesh, kryeqendra e Veriut ka ngelë vend ëndrrash, e kurrë nuk u bë objekt shkëlqimi.

Brezi i ri ka ikur dhe është në radhë të largohet, të shkëlqejë andej nga perendimi, ku edhe Diell ka më pak.

Nën dritën e hënës, këto ditë, rruga e Parrucës është bërë gropa-gropa për një lëvizje biçikletash, për të krijuar imazhin e një zgjimi nga gjumi i gjatë, ndërkohë që nuk ka asnjë parking publik dhe uji në asnjë minutë të 24 orëve nuk vjen po nuk ndeze pompën.

Pompa e ujit ha para shumë e pompimi artificial nuk siguron frymëmarrje normale.

Nuk ngjan normalitet që pasardhësi gjenetik i diktaturës të gjenerojë mashtrim në një terren plot dije e kulturë. Në sfondin gri brigjeve të Drinit, Bunës e Adriatikut, ku “snajperët” dhe “xhepistët” janë lëshuar gjithandej, duke u kapardisur, vizatuar plane nga më injorantet, duke premtuar “mrekullitë” pas zgjedhjeve vendore.

Po cila është substanca e Shkodrës?!

Ata që për 32 vjet nuk patën ide e projekte as në kokë, as në letër, vlerësohen se kanë të gjitha nasijetet e ish-sekretarëve të byrosë së Partisë së Punës dikur, për të gjuajtur me “gurë” çdo alternativë të re.

Mundësia e dytë ka dalë në plan të parë.

Benet Beci, i njohur i djathtë, kërkon besim djathtas e majtas për të materializuar ca projekte që nuk guxonte askush t’i shihte as në ëndrra. Ish- deputeti i ndjerë Ferid Hoti, vetëm se ju shfaq një vegim me Bunë të lundrueshme, thonë se iku në jetën e pa sosur, pa i dhënë kohë as për lamtumirë miqve të vet.

Saliun e ç’fazon një Bunë e lundrueshme, si dikur.

E don ujin të turbullt dhe i pëlqejnë varkat me rrema, dinamit e motorrë që shfarosin peshkun.

“Peshqit” e korrupsionit nuk jetojnë dot në ujëra të pastra, nuk lëvizin në arterie ku jeta pulson pa sforcime.

Sot Shkodra është edhe ‘kaps’.

Ja, më thoni ku derdhen ujërat e zeza e ku mbushet uji i pijshëm?! Drenazhimet a e kanë pedencën mbrapsht? Ujërat e zeza a e kanë “burimin” pak më lart se shkarkimin? Dhe për fund, këto ujëra të zeza a derdhen në Bunë, aty ku gjysma e qytetit furnizohet me ujë të “pijshëm”?! 

Pra, përfaqësimi dështak e devijues i mosprodhimit të asnjë risie, a mund të jetë melodia që dëgjon me dëshirë qyteti, a mund të jetë ende në modë forma pa format që ofron vullnet nga pavullneti për viktimizim politik me barkun bosh?!

Mes shanseve për rritje kredibiliteti, vëndosjes së balancave politike mes pushtetit politik dhe atij lokal, rri pyetja e ditës; a do zgjidhet konflikti mes Shkodrës dhe Amerikës, a do përqafohen modelet zhvillimore?! 

Se ende vazhdon sherri mes premtimeve të pa zbatueshme, dhe programeve të avancuara, mund të themi se po, ‘Në Hanin e Hasa P*rdhës ka betejë’./Pamfleti

hani i hasan p*rdhës shkodra zgjedhjet vendore

Lini një Përgjigje

Editorial