Presidenti i Republikës së Shqipërisë e priti Erdoganin me shtatoret e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës, që parardhësit e tij në 30 vite i kanë fshehur sa herë ka ardhur një shtetar nga Turqia...
Video që u bë virale nga një media e lidhur ngushtë me kundërshtarët e Erdoganit në Shqipëri, përkatësisht gylenistët e Edi Ramës në Tiranë, ishte një çmenduri kolektive.
Presidenti Begaj i tha Erdoganit që selia ishte 600 metra katrorë e do i thoshte Edit të bënte një godinë të re.
Po pse mëkat është ky?
Nëse hap transkriptimet e horrave që sulmojnë Presidentin, gjen turpe antikombëtare, kur batuta e doktor Begajt, mund të cilësohet fare mirë shaka diplomatike apo sarkazëm institucionale.
Megjithatë, skandali i madh është lehtësia e palogjikshme e sulmit ndaj kreut të shtetit.
Bajram Begaj, e dinë të gjithë nuk ka qenë militant as i Edi Ramës e as i Sali Berishës. Ka qenë shefi i shtabit të Ushtrisë, ku ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me amerikanët e ka drejtuar bisedimet për dy bazat e NATO-s në Shqipëri.
Bajram Begaj u propozua nga Edi Rama, por ka pasur një mbështetje të fortë nga SHBA. Ata që tentojnë të fyejnë Bajram Begajn e masin kutin e punës së kreut të shtetit me atë të Ilir Metës, që në fakt nuk kanë asnjë lidhje.
Gjatë pritjes apo audiencës me Erdoganin, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e priti me shtatoret e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës, që parardhësit e tij në 30 vjet i kanë fshehur sa herë ka ardhur një shtetar nga Turqia.
Po të shohësh stafin e Presidentit Begaj, më shumë se 40% e tij janë demokratë 24 karatësh. Ilir Rusmali ka qenë numri dy i qeverisë së Sali Berishës, Klement Zguri ka qenë kryetar bashkie i së djathtës dhe eksponent i saj, Arta Sakja, një eksponente shumë e njohur e PD-së.
Po të shohësh stafin e Presidentit, aty nuk ka asnjë socialist të thekur, e kjo është një qasje e kreut të Shtetit për të hapur një dritare me opozitën e shoqërinë.
Duan të bëjnë grotesk një intelektual që përveçse doktor profesor, mjek i nivelit të lartë, është edhe një ushtarak me gradën gjeneral. E tallin ata që i bëjnë tam- tame një psikopati të dukshëm si Ilir Meta që mankthin ditor të frikës së arrestimit e mbush me marrina fëminore, ku së paku në shumicën e daljeve publike është i dehur,
Sulmi ndaj Begajt është amoral, është qartazi frustrim, pikërisht nga ata që nuk kanë ç’ti bëjnë Edi Ramës, e i bien Presidentit.
Dhe e akuzojnë se i ka firmosur të gjitha dekretet?
Po a nuk bëri të njëjtën gjë edhe i ndjeri Bujar Nishani apo parardhësit e tjerë. Bëri edhe Ilir Mta, veçse në disa raste ku i përdorte dekretet si gjobë, si peng për të përfituar diçka, që Edi Rama ja jepte për ta kënaqur.
Nejse, nëse kanë kritika ndaj akteve të kreut të shtetit, mund t’i thonë e mund t’i shkruajnë, por jo një lojë poshtë brezi. E nga kush, nga ata që presidencën e kthyen në qebabtore./ Pamfleti
Lini një Përgjigje