TAGS-AT E JAVËS

Editorial 7 Mars 2025, 10:18

Greqia në rrugë, mocion në parlament; Mitsotakis në zgrip

Shkruar nga Nadia Boffa

 Greqia në rrugë, mocion në parlament; Mitsotakis në zgrip

Ekziston rreziku që tensionet e larta të rritin mbështetjen për partitë ekstremiste dhe anti-sistem, si e djathta ekstreme e “Ellinikí Lýsi” (Zgjidhja Greke) dhe e “Spartiátes” (Spartanët), por edhe për ekstremin e majtë Plefsi Eleftherias (Kursi i Lirisë)...

Në një Evropë Lindore, ku qeveritë kombëtare janë gjithnjë e më shumë nën presion nga protestat popullore - Serbi, Bosnje, Bullgari dhe së fundmi në Rumani - po lëkundet edhe pozita e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, udhëheqës i partisë konservatore “Nea Demokratia” (Demokracia e Re), fuqimisht pro Bashkimit Evropian dhe pro NATO-s.

Kryeministër i Greqisë që nga viti 2019, e klasifikon veten si promotor të “rilindjes së madhe greke”, dhe që deri më sot ka qenë në gjendje të tregojë shëndetin e mirë të demokracisë, Mistotakis është tani nën presion të madh për shkak të protestave të mëdha popullore që vazhdojnë prej ditësh në qytetet kryesore të vendit.

Të martën, forcat kryesore opozitare, partia socialiste PASOK, qendra e majtë Syriza, dhe Νeá Aristerá” (E Majta e Re, e krijuar në vitin 2023 nga përçarja e Syriza-s), partia komuniste KKE dhe ekstremi i majtë Plefsi Eleftherias, paraqitën një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, firmosur nga 85 deputetë.

Për momentin, Mitsotakis nuk duket të jetë i rrezikuar të rrëzohet. Mocioni i mosbesimit nuk ka numrat e mjaftueshëm për të shembur mazhorancën, sepse aktualisht “Nea Demokracia” ka shumicën absolute në Parlament, 156 nga 300 vende.

Megjithatë ajo përballet me rënie të mbështetjes popullore, dhe duhet t’i japë përgjigje urgjente zemërimit të popullit grek. Ekziston rreziku që tensionet e larta të rritin mbështetjen për partitë ekstremiste dhe anti-sistem, si e djathta ekstreme e “Ellinikí Lýsi” (Zgjidhja Greke) dhe e “Spartiátes” (Spartanët), por edhe për ekstremin e majtë Plefsi Eleftherias (Kursi i Lirisë).

Protestat nisën me rastin e përvjetorit të dytë të aksidentit hekurudhor të 28 shkurtit 2023 në Tempi në rajonin e Thesalisë, rreth 400 km në veri të Athinës, që shkaktoi vdekjen e 57 personave. Shumica vdiqën nga përplasja.

Por ajo u pasuan nga një shpërthim i fuqishëm, që shkaktoi vdekjen e të tjerëve. Pas dy vitesh nuk është ende e qartë se cili ishte shkaku i shpërthimit, por besohet se

treni i mallrave po transportonte në mënyrë paligjshme një material të ndezshëm.

Njerëzit u mblodhën në rrugët dhe sheshet e 300 qyteteve dhe qytezave greke. Hetuesit e Organizatës Kombëtare për hetimet dhe sigurinë e aksidenteve ajrore dhe hekurudhore, thonë se përgjegjësia për aksidentin ishte kryesisht e gabimit njerëzor, por edhe e “infrastrukturë së vjetruar” dhe “mos vendosjes së sistemeve të duhura të sigurisë”.

Mitsotakis fitoi me 40.5 për qind të votave në zgjedhjet e fundit në qershor 2023, pra 4 muaj pas aksidentit në Tempe. Por ai akuzohet nga opinioni publik grek se nuk ka bërë mjaftueshëm gjatë udhëheqjen e tij për të modernizuar sistemin hekurudhor grek.

Në janarin e vitit 2024, parlamenti grek refuzoi kërkesën e Prokurorit Publik Evropian për të krijuar një komision hetimor parlamentar për hetimin e përgjegjësisë së dy ish-ministrave të Transporteve. Për këtë arsye qeveria Mitsotakis akuzohet për pengim të hetimit.

“Janë demonstrata pro demokracisë, kundër korrupsionit të institucioneve demokratike, kundër vetë gjyqësorit, ndaj mund të sjellin në fund rënien e qeverisë ose dorëheqjen e mundshme e kryeministrit Mitsotakis”- thotë Sotiris Vandoros, profesor i shkencave politike në Universitetin e Peloponezit.

Vandoros, thekson se ashtu si në Serbi ashtu edhe në Greqi, ngjarjet tragjike veprojnë si një ngjitës, mbi të cilin vendosen edhe të gjitha ankesat e tjera sociale. Dhe sa më shumë të vazhdojnë protestat, aq më shumë do të ndihet presioni mbi qeveritë kombëtare.

Protestat kanë pasur tashmë një efekt të madh mbi qeverinë greke. Zëvendësministri

i Mbrojtjes Civile Christos Triantopoulos - që në kohën e aksidentit ishte zv/sekretar

i presidencës së Këshillit Grek - dha dorëheqjen nga posti i tij në fillim të shkurtit.

Dhe parlamenti grek miratoi së fundmi me 277 vota pro, ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e krimeve të mundshme të kryera nga Triantopoulos. Vetë Mitsotakis premtoi se qeveria do të angazhohet “për të vërtetën dhe drejtësinë”, si

dhe për modernizimin e trenave deri në vitin 2027, koha e planifikuar për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Tani mbetet të kuptohet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Mitsotakis, pas mocionit të mosbesimit të paraqitur nga opozita. Sipas gazetës greke To Vima, mocioni i mosbesimit duhet të votohet maksimumi brenda një jave./Pamfleti nga “Huffington Post Italia”

mitsotakis greqia mocioni

Lini një Përgjigje