TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Tetor 2025, 17:59

Gjyqtarin e vrau Edi Rama

Shkruar nga Gjergj Zefi
Gjyqtarin e vrau Edi Rama
Gjyqtari i vrarë, Astrit Kalaja /

Pas muaj sulmesh të hapura të kryeministrit ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, një kriminel hyri i armatosur në Gjykatën e Apelit dhe vrau një gjyqtar në zyrën e tij, simboli tragjik i shtetit që po shembet nën urrejtjen e Kryeministrit për drejtësinë...

Ata që hezitonin ta quajnë Shqipërinë një narko-shtet apo mafie shtetërore, nga sot nuk kanë më asnjë justifikim.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në zyrën e tij brenda Gjykatës së Apelit, nga një person që shkoi si palë në proces dhe krejt gjakftohtë hyri i armatosur për të ekzekutuar një prej gjyqtarëve më me përvojë të vendit, është dëshmia më e qartë se ky vend ka kaluar çdo kufi.

Kriminelët në Shqipërinë e Edi Ramës kanë aq shumë fuqi, sa mund të hyjnë në tempullin e drejtësisë dhe të vrasin aty ku ligji duhej të ishte i shenjtë.

Një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e Ahmet Zogut, as në diktaturën e Enver Hoxhës, as gjatë tranzicionit të Sali Berishës apo Fatos Nanos.

Ndodhi sot, në epokën e Edi Ramës, të një kryeministri që bën shaka me njerëzit, ndërsa vendi i tij sundohet nga krimi.

Ky është realiteti i një Shqipërie ku kriminelët e Shijakut dhe Zooteknikës kërcënojnë mjekë, noterë, prokurorë, ku çdo polic e çdo zyrtar trembet nga ndonjë “i fortë” që ecën me armë në brez.

Një shtet ku mafia vendos mbi drejtësinë dhe krimi është më i mbrojtur se ligji.

Kjo nuk është thjesht një tragjedi; është një rrëzim i plotë i shtetit.

Sot i kanë rënë në kokë qeramidhet e sistemit të tij të kalbur, ndërtuar me mashtrime, korrupsion e aleanca me krimin.

Kryeministri që prej muajsh sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, që i ka kthyer institucionet në arenë të sulmeve personale, është bashkëfajtor në këtë krim.

Sepse, duke nxitur urrejtjen ndaj drejtësisë, ai ka hapur rrugën që kriminelët të marrin armët dhe të bëhen gjykatës të vetes.

Shqipëria sot është në pikën më të ulët të historisë së saj moderne.

Një gjyqtar u vra në zyrë, dhe bashkë me të u vra edhe shteti.

Edi Rama mund të largohet, mund të justifikohet, mund të shpikë fajtorë të rinj; por fakti është një: ky krim ndodhi në kohën e tij, në shtetin e tij, në sistemin që ai ndërtoi me dorën e vet./Pamfleti

gjyqtarin e vrau edi rama gjergj zefi

12 Komente

  1. R
    Riformato veten Gjergj.

    Analiza e ketij artikulli nxjer rvetem nje ane te problemit.Ky zoteri e quan Edi Rama problemin.Por une po e pyes kete zoteri pse jo Sali Pse jo Meta ,Nano pse jo klasa politike dhe shoqeria e korruptuar sepse ne fund te dites eshet populli qe voton keta persona.Ky pervec politizimit sme duket se jep asgje tjeter.Narko shtet Shqiperia ka vite qe eshte bere.Struktura ka ardhurduke u formuar qe heret nga Saliu 1 Nano Meta e me rradhe.Nje logjike e shendoshe e perbuz dhe e neverit kete asnjanesi te shitur si analize.

    1. N
      Nesti Andoni

      Po mor zotni, faj ka dhe Saliu dhe Meta, por kjo sdo të thotë që monstra që po shkatërron Shqipërinë nuk quhet Edi Rama. Do ta gjejë nga nuk e priste, nga portokallia, nga ai që e quajti rrezikun më të madh për Amerikën dhe botën (jo se e ka gabim), por shkon dhe e tall

      1. B
        Bobi

        Pergjegjesi ka ai qe nxorri VKM-ne , e cila zv policine e shtetit me police private neper gjykata. Keta jane police, qe vetem rine ulur dhe here pas here pyesin ku do vesh dhe asnjehere nuk kontrollojne ose te thone mos hyr, por vetem shko. Shpesh i sheh me uniforme te crregullt dhe arome thartire

      2. M
        Mërgimtari

        Shumë keq

        1. b
          besa

          E gjithe kupola e policise eshte e vendosur nga krimi. Drejt i pergjithshem, Zv Drej i pergj, drejtuesit e qarqeve kryesore. Ketu vjen era mut gjitheandej.E gjithe administrata e kalbur e korruptuar. Me drejtore e ministra hajduter xhepista grabitqar. Demin qe po i ben ky monster ketij vendi do doje shume kohe te rikuperohet. Ky bastardoi gjithcka , cdo standart, shoqeri civile. Ne kete vend gjithcka eshte fasade. Shikoni dhe ndiqeni me kujdes. Asnjehere nuk ben ate qe propogandon. Me shume jashte se brenda vendit.

          1. E
            Edi

            Fajin e ka Saliu ! Patronazhisti !

          2. B
            Ben

            Ky nuk esht kriminel, mos i ngatroni gjerat.

            1. A
              Andi

              Rama e ngriti krimin ne majat e politikes.Kush i beri deputet Arben Ndoken,Armando Prengen,Mark Frrokun,Ndrecen e Lezhes,Kumen dhe Cyrbjen e Durresit?Kush i beri kryetar bashkie profesoret e korrupsionit Dako,Roshi,Veliaj?Pergjigja dihet "fajin e ka Saliu"

              1. R
                R

                Na iku jeta duke uryer politikanet. Mbase i vjen fundi.

                1. s
                  spiuni

                  bravo per shkrimin!!!! vrasesit ishin ai qe e frymezoi i pari dhe ai qe e qelloi i dyti

                  1. lola

                    KETU KA NJE KEQKUPTIM SEPSE GJYQTARET NUK JANE ZOTI a e beni pyetjen sa te drejte jane gjyqtaret ne vendimet e ,tyre,????? SA GJYQE TE PADREJTA JANE VULOSUR PREJ TYRE DUKE MARRE RRYSHFETE????? SA PREJ TYRE JANE TE LIDHUR ME KRIMIN?????? SHUME PREJ TYRE NUK PERFAQSOJNE DREJTESINE BILE ESHTE TURP QE RRINE ATY ,, KJO DO ZGJIDHUR URGJENTISHT TE PASTROHEN GJYKATAT NGA SHARLATANET QE DEFORMOJNE DREJTESINE PER ARSYE TE NDRYSHME ,, gjithe te tjerat jane llogje pazari,

                    1. t
                      titi

                      bravo lola gjoja ne emer te drejtesise se pavarur keta gjyqtaret e perlyer duhet te bejne qejf dhe te shtremberojne ligjet sipas midese se tyre ??? PO , ATA NUK JANE ZOTI,

                      Lini një Përgjigje

                      Editorial