TAGS-AT E JAVËS

Editorial 3 Gusht 2023, 10:25

Edi Rama e ka ‘litarin në fyt’

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama e ka ‘litarin në fyt’
Edi Rama

Shkëlqimi artizanal i procedurave që prangosin duart e cilitdo ka abuzuar me fondet publike, është lajmi gjurmëlënës se Yuri Kim po ia shtrëngon lakun Edi Ramës...

Afrimi i prangave për Bablokun, që e kishte bërë ‘gojën çorape’ me truke kreative dhe emocionuese, të padëgjuara në fshat për lidhjet monolite me stafin e Ambasadës Amerikane, sa kishte çoroditur median dhe çmendur patronazhistët, mund të deshifrohet edhe tek largimi nga Shqipëria i zëvendës ambasadorit Demian Smith.

Nëpër analet diplomatike të SHBA-ve, ku elita jonë është vërtetë një kërcënim i egër për sistemin, demokracinë, liritë e të drejtat e pronës dhe jetës, gjenerimi i një qasjeje më të ashpër ndaj krimit, mendojmë se zipohet në veprimet e fundit, ku ambasadorja plot energji pozitive Yuri Kim, po implementon format krijues për tërheqjen e ‘litarit në fyt’ të atij që shqiptarëve u ka vënë ‘lakun në grykë’.

Një terren i ri diplomatik i thyen qafën mafies.  

Bagëtia që nuk njeh relievin, ngatërrohet shkurreve, lë leshin nëpër pyll dhe ecën në rrugë pa krye. Talenti akrobatik dhe indikacioni leksikor, shndërrohen në një shishe me tapë të mbyllur që nuk kryen asnjë shërbim.

Dosja McGonigal dhe ambasadori i ri David J. Kostelancik, janë një imazh kontradiktor i ngjyrave të shtatorëve tanë që prej dekadash mbushin dynjanë me shpresa dhe xhepat e elitës me para.

Navigimi nëpër labirinthet e krimeve me elegancë e guxim, u përdredh lozen antiamerikanëve në këtë terren të tharë për drejtësi.

Edhe në je gjeni të shtrydhësh sintaksën mashtruese dhe shpifarake, e ke të kotë të rropatesh të fshehësh taksën e një populli të vjedhur e të grabitur.

Ngushtica ku përplasen interesat klanore, kristalizon horizonte pa re në stinën që shqiptarët kanë në mënd, dhe po, pas arrestimeve VIP, për shumë kohë do të mbahen mend.

Me mend në kokë, edhe fija e hollë e informacionit ka vërtetësi akuzash.

Edhe përformanca trajtuese e ndjenjës, edhe delikatesa në shfletimin e dosjeve të 4 Klaneve Mafioze, janë emocion që zmerilon tensionet e xhuxhëve të cirkut të magjishëm të bosëve që vijnë nga hiçi, që tashmë enigmat nuk ua mbulon lëkura e tyre.

Jashtë vetvetes dhe brenda pamundësive t’u bëjnë demonstrim ligjit, amerikanëve dhe përgjegjësive nga kanionet ku kanë ngritur perandoritë e krimit, përfundimisht po rrëmbehen nga dallgët e SPAK-ut, që nga dita ditë po i tërheq drejt burgut.

Shkëlqimi artizanal i procedurave që prangosin duart e cilitdo ka abuzuar me fondet publike, është lajmi gjurmëlënës se Yuri Kim po i shtrëngon Edi Ramës ‘litarin në fyt’./Pamfleti

edi rama e ka litarin në fyt yuri kim spak

Lini një Përgjigje