Babloku i ngjan një pirati që e ndan plaçkën edhe me bandat rivale...
Edi Rama ka zbutur gjithë egërsirat e pyllit, deri edhe agjentin e FBI-së Charles McGonigal që ja plasi vajit si fëmijë para Gjykatës në New York, ndaj çdo ambasador edhe ky i riu që po vonohet rrugës, ende nuk dihet do vijë si ujk apo si qengj.
Babloku i ngjan një pirati që e ndan plaçkën edhe me bandat rivale, kurse humori i kësaj qeverie i ngjason akullores e akullorja i ngjan Vangjush Dakos. Shkrihen sapo drejtësia fillon i lëpin, qoftë edhe me gjuhën e absurdit.
Edhe pse kundër arsyes, lëpije tjetrin e mos e kafsho, ngjarjet ngatërrohen rrugës për në burg, e gati gjithmonë dosja e fundit del e para.
Mbrëmë vonë, këmba ju ngatërrua në kurth Ujkut të Shkodrës. Ilir Beqjes ju këputën fuqitë dhe as hungërin, as nxjerr zë. Po si ndodhi kjo hata, se Ujku po ecte hap më hap krah Bablokut?!
A nuk thamë se misteret janë pa fund, se ai ka çburrëruar aragjentë të FBI-së e Tigrat i ka bërë dele?!
Grackat e zbukuruara kapin edhe dhelprën, që tek e fundit vetëm për pula rrezikon dhe Altin Dumanin për kësi punësh e “lidhi” ambasadorja Yuri Kim në derë të stanit të SPAK-ut.
Ilir Beqja, Gjergj Luca, Olta Xhaçka, Fatmir Mediu, kanë tmerruar gjithë fshatin, nuk u kanë lënë askujt, as domate e kastraveca në çarranik.
Dikush po më tregonte se nipat që i erdhën për pushime nga Italia, sapo hapën frigoriferin bërtitën; paska ardhur hajduti! Edhe të miturit kërkojnë hajdutin?
Po Spakasit ku janë, a i dëgjojnë zërat e pafajshëm të viktimave, si i kanë çarranikët dhe frigoriferët e vet, bosh apo plot?! Paguhen prokurorët e SPAK-ut për të fshehur duart dhe gjuhët, më shumë se modelet e pasarelave që nxjerrin edhe b*thët para publikut, se paraja nuk fitohet lehtë. Me lehtësi e sportivitet, nëpër betejat me ushtarë të huaj të mëkatit, kryeministri ynë që ja ka prishur edhe busullën dosja Mc Gonigal, vazhdon rri si Buf afër kurthës ku ka rënë ish ministri i tij. Pasi nuk ndalon “shiun” mbi kostumin e vet, pasi nuk ndërron dot as të brëndshmet e Olta Xhaçkës e Ogerta Manastirliut që qelbin si në anijet me peshk të Gjergj Lucës, e vë dorën në altar të zemrës së kryeministres së Italisë Giorgia Meloni, në respekt të ritualit Ballkanik, se ne kemi zakonet tona e s’ka ç’na bën Amerika. Nëpër damarët e dobësisë kalojnë këta. Rrugëve të manipulimit psikologjik ecin të gjithë hajdutët tanë, mbushin plëncin dhe lëpijnë njëri-tjetrin si lopët. Ende janë në ëndrrën; Amerikën e zbut Babloku, SPAK-u lëpin “Akullore”, Luci e Beqja lëpijnë Edi Ramën./Pamfleti
Lini një Përgjigje