Një organizatë gazetarësh, duhet të merret me liritë e mundësuara për kolegët e tyre, kushtet e punës, pagat dhe siguracionet e papaguara dhe sulmet që bëhen përditë për të mos na lënë të kryejmë punën tonë...
Një shoqatë që e quan veten në mbrojtje të gazetarëve, ka bërë një deklaratë në adresë të “Pamfleti”-t.
I ashtuquajturi: “Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, që duket është një “klub” i ca reporterëve rioshë të televizioneve, ku asgjë nuk raportojnë por vetëm japin konferenca të Ramës e Berishës, ka sulmuar gazetën ‘Pamfleti’, duke e akuzuar për shpifje dhe fyerje ndaj Eni Vasilit.
‘Pamfleti’, është një gazetë e lirë dhe e fortë, që nuk pyet dhe as bën kompromis me të mëdhenjtë e politikës e krimit, për të përcjellë të vërtetën dhe të pabërat e njerëzve të frikshëm që i kanë bërë gjëmën këtij vendi.
Falë kësaj vendosmërie tonën për të qëndruar përballë të keqes, jemi sulmuar në të gjitha mënyrat, deri edhe në sulme fizike, por nuk jemi tërhequr.
‘Pamfleti’ nuk intimidohet jo nga shoqatat e gazetarëve kalamaj që e marrin rrogën një herë në 6 muaj, por nga asnjë fuqi që i del kundër së vërtetës
“Kolegët” e parritur ende mirë në këtë profesion sfidues dhe me mision, duhet ta kuptojnë, se ata nuk mund të bëhen as “mish për top”, e as municion për përplasjen brenda llojit.
Nëse ka gjëra të pavërteta në ato që kemi thënë jemi të gatshëm të përballemi në gjykatë me këdo, por asnjëherë të gatshëm për të bërë kompromis me të vërtetën.
Asocacioni i kalamajve, do të duhet të skuqeshin pasi nuk bënë asnjë rresht kur Pamfleti sulmohej natën nga të dërguarit e krimit. Asocacioni, do të duhet të skuqej, sepse nuk ka thënë një fjalë për sulmin e paprecedent të shtetit e oligarkëve, ndaj nesh, duke përdorur të gjitha mekanizmat, deri edhe sorollatjen e padrejtë në dyert e gjykatave.
Asocacioni, do të duhej që në garën për kreun e televizionit publik shqiptar, të ishin së paku të balancuar, e jo të merrnin anën e të përkthelurve të pushteteve sipas stinëve politike në vend.
Një orgnizatë gazetarësh, duhet të merret me liritë e mundësuara për kolegët e tyre, kushtet e punës, pagat dhe siguracionet e papaguara dhe sulmet që bëhen përditë për të mos na lënë të kryejmë punën tonë.
Nuk ka sesi një klub “çunakësh” të merren për pastrimin e fytyrës plot botox e stuko grimi të “kolegëve” të tyre. Fytyrën secili e lan siç ka mundësinë për ta bërë dhe e bën vetë.
Një këshillë për rioshët e asocacionit: Mos u bëni vegla të të tjerëve, por ecni me mendjen e shpirtin tuaj, se vetëm kështu do të shkoni larg, edhe pse mund të mos keni lajkat e “të llastuarve” që harxhojnë megavatët e OSHE-së për të ndriçuar artificialisht hijet në fytyrën e tyre profesionale./ Pamfleti
Lini një Përgjigje