Altin Dumani tundet mes 4 Klaneve Mafioze dhe Amerikës, dhe pasardhësi i tij, mund të jetë fotokopje e tij, person një përdorimsh...
Vitet e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut po mbarojnë. Ditët kanë pritur e përcjellë njëra-tjetrën me pak shamatë dhe punët janë kopje a atyre të Adriatik Llallës, Arta Markut dhe Arben Krajës, sipas kalendarit “Shpopullim i Shqipërisë dhe pasurim i kriminelëve”!
Në ka njëri nga këta prokurorë që paguhen e ruhen në siguri të lartë nga taksat, një sukses më të dukshëm se tjetri, në ka ngritur njëri një akuzë më shumë se zero akuza, apo në ka dënuar një ministër apo pushtetar pa leje të kryeministrit, na e kujtoni dhe ne u themi, na falni.
Për akuzat rreth pasurive të secilit prokuror, por edhe të hetuesve e gjykatësve, nuk bëjmë sot vizatime vilash, jo për gjë, por na dalin komshi me ato të 4 Klaneve Mafioze, e ende nuk jemi gati t’ua varim “medaljet” që u takojnë në gjoks.
Më thoni, cili prokuror është komshi me vilën e Olsi Ramës, apo cili me atë të një ish ambasadoreje perëndimore?!
Se kemi “xhevahire” të tilla, mund të justifikohemi me vetveten se prandaj kryeprokurorët nuk na dalin rastësisht “dërrasa” që i zdrukthon vetëm Amerika, por i laton edhe Edi Rama, për t’u dhënë dorën e fundit e të shkëlqejnë si më të pasurit në Botë.
Se ç’bëri tjetër Yuri Kim përveçse “pastrimit” dhe “rrafshimit” të “gungave” në derë të SPAK-ut kur futi aty me “zor”, kundër dakortësisë së Edi Ramës, Altinin që i ka shkrepur alltia sapo i doli në shenjë Sali Berisha?!
Ne nuk gjejmë diçka që ja vlen ta shtrojmë për diskutim.
Rast pas rasti, edhe ky kryeprokuror është në akuzë për pasuri e lidhje me krimin, por edhe nën dyshim se nuk e ‘nxjerr qimen nga qulli’, për sa kohë nuk ju a ulë “hundën” garipëve të fshatit, që pasi vjedhin, mbajnë konferenca kundër hajdutëve e organizojnë komisione ‘Xhafaj’ apo ‘Xhaçka’, për të futur në “binarët” e tyre drejtësinë.
Deputetët depozitojnë Duman pas Dumani dhe njëri-tjetrin e mbrojnë me gjoks.
A nuk ja ka vënë Edi Rama gjoksin çdo përpjekjeje të Amerikës për drejtësi, sa edhe e nesërmja shihet po aq e mjegulluar sa e sotmja?!
Askush nuk ka guxim ta grisë një re nga horizonti:
Pra. edhe pas Dumanit, nuk ka shanse të mos kemi një tjetër Duman.
Sërish Amerika do na ofroi një hero të fëmijëve tanë, por Edi Rama, nëse nuk arrestohet e dënohet sipas ligjit për ato çfarë akuzohet, do ta paguajë si shefin e FBI-së dhe do të bëjë kloun të fëmijëve të zyrtarëve që do të lindin në Amerikë.
Se po, thuajse tërë hajdutët që aksidentalisht janë në burg, fëmijët i kanë nënshtetas amerikan.
Ka punuar mafia edhe për brezat pas.
Hap nga një hap dhe po e lëmë pas edhe këtë kryeprokuror.
Po, pas një viti e pak, më 18.12.2025, mandati i kreut të SPAK-ut përfundon. Si përfundim, Altin Dumani, përveçse vuri poshtë vetes Arben Krajën dhe i fiku kandilin Kondilit, në ndeshjen “Yuri Kim- Edi Rama”, as edhe një tjetër trofe lavdie nuk ka sjellë në sheshin ku hellin valle 4 Klanet Mafioze.
Në këtë lëndinë, ku bagëtitë e Saliut janë mësuar me bar, po xhirojnë gomat “deputetët” që duam.
Përveç shtyrjes me bërryla njëri-tjetrin, Edi Ramës do i shtohen ligjvënës aq sa të duan Saliu dhe Iliri.
Kështu, jo vetëm drejtësia dështon, por Altin Dumani tundet mes 4 Klaneve Mafioze dhe Amerikës, dhe pasardhësi i tij, mund të jetë fotokopje e tij, person një përdorimesh./Pamfleti
Lini një Përgjigje