TAGS-AT E JAVËS

Editorial 3 Janar 2025, 13:42

A po rikthehet Shteti Islamik?

Shkruar nga Pamfleti

A po rikthehet Shteti Islamik?

Në rast se ISIS është i përfshirë në të dyja ngjarjet, atëherë aftësia e tij për të kryer dy sulme pothuajse të njëkohshme në dy qytete amerikane shumë larg njeri-tjetrit, duhet të alarmojë autoritetet në SHBA dhe jo vetëm...

Kur shkruajnë listën e objektivave për Vitin e Ri, pak njerëz kanë në mendje dhunën. Por mesa duket ky nuk ishte rasti i Shamsud-Din Jabbar, një shtetas amerikan 42-vjeçar dhe veteran i ushtrisë amerikane nga Teksasi.

Ai përplasi një kamionçinë Ford të marrë me qira mbi një turmë njerëzit që po festonin ardhjen e vitit të ri në Bourbon Street në New Orleans në orët e para të 1 janarit, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë. Pas këtij akti, policia e vrau Jabbar gjatë një shkëmbimi zjarri.

FBI-ja po e heton sulmin si një akt terrorist. Një flamur i zi i Shtetit Islamik valëvitej në parakolpin e automjetit të drejtuar nga Jabbar, teksa postimet në mediat sociale tregojnë se ai ishte një besimtar i radikalizuar dhe kishte në plan të vriste njerëz.

Fakti që ai arriti të shmangte zbulimin, sugjeron ekzistencën e një plani shumë të  sofistikuar. “Ky nuk është një sulm i zakonshëm”- thotë Colin Clarke nga Qendra Sufan, një grup kërkimor për sigurinë globale.

Që nga lulëzimi i “kalifatit” të ISIS gati një dekadë më parë, numri i komploteve të dhunshme që kanë planifikuar apo kryer myslimanët amerikanë dhe grupet revolucionare ka rënë, nga 94 në 2015 në vetëm 3 gjatë viti 2023, sipas të dhënave të mbledhura nga Charles Kurzman i Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

Por nëse Jabbar ka qenë i frymëzuar vërtetë nga ISIS, atëherë sulmi i 1 Janarit do të ishte i fundit në një varg suksesesh të fundit për këtë grup, dhe ndoshta sulmi i tij më vdekjeprurës në territorin amerikan që nga masakra në klubin e natës Pulse në vitin 2016.

“2024-a ishte në thelb viti i ringjalljes së ISIS”- thotë Bruce Hoffman, studiues i masave kundër terrorizmit në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë. Më 3 janar 2024, një terrorist i ISIS vrau 95 civilë gjatë një ceremonie në Iran në përkujtim të Qasem Soleimani, një gjeneral i lartë i vrarë nga forcat speciale të SHBA-së. (ISIS cilëson si armik kryesor si Amerikën, ashtu edhe regjimin teokratik shiit të Iranit).

Ai sulm u pasua nga një sulm në një kishë katolike në Stamboll, po në janar të 1 viti më parë, dhe nga një tjetër sulm edhe më i përgjakshëm në një koncert në Moskë në mars 2024. Në verë, shërbimi sekret amerikan arriti të parandalonte në kohë 2 sulme të mëdha.

I pari ishte të planifikuar në koncertin e këngëtares amerikane Taylor Swift në Austri, ndërsa tjetri gjatë ditë së zgjedhjeve presidenciale në Oklahoma City, SHBA. Nëse ISIS do të distancohej nga sulmi në Neë Orleans, ky do të ishte një lehtësim si për Joe Biden ashtu edhe për Donald Trump, të cilët kanë pretenduar se e kanë mposhtur këtë grupim.

Po pse ky sulm ndodhi pikërisht tani? Aktet ekstremiste organizohen në vende kaotike, dhe këtë vit ka disa vatra të nxehta. Pas rrëzimit të regjimit të Assadit në Siri muajin e kaluar, administrata e Joe Biden tha se “e ka të qartë se ISIS do të përpiqet të përfitojë nga çdo boshllëk për të rivendosur aftësinë e tij”.

Marrja përsipër e sulmeve ndaj civilëve myslimanë, do të ndihmojë grupimet ekstremiste që të rekrutojnë vullnetarë. Lufta në Gaza, e ka “përforcuar ideologjinë sipas së cilës Perëndimi e sheh jetën e myslimanëve si të lirë dhe të shpenzueshme” thotë David Schanzer, profesor në Universitetin Djuk.

Terrorizmi është një luftë asimetrike e përforcuar nga media. Sulmet komplekse, janë një mënyrë që ka një ISS i dobësuar për të ripohuar rëndësinë e tij në skenën globale. Analistët që e studiojnë prej vitesh terrorizmin, shohin arsye për t’u shqetësuar.

Dhe sulmi i New Orleans vetëm sa po i konfirmon ato. Që nga fundi i administratës së Obamës, vëmendja e qeverisë ndaj antiterrorizmit është dobësuar nga strategjia dhe konkurrenca e fuqive të mëdha, ku përfshihen Kina dhe Rusinë, si dhe nga konflikti i vazhdueshëm me Iranin.

Premtimi i Trump për të reduktuar buxhetin federal, mund ta pengojë më tej aftësinë e qeverisë amerikane për të mbledhur të dhëna të klasifikuara, kryer operacione jashtë shtetit dhe të parandaluar sulmet terroriste në vend, thotë Jason Blazakis, profesor në Institutin Middlebury.

Angazhimi i kabinetit MAGA ndaj izolimit të SHBA-së në raport me skenën botërore, mund t’u japë grupeve si ISIS dhe Al-Kaeda hapësirë për t’u rritur, sidomos nëse Amerika i tërheq forcat e saj speciale dhe trajnerët e ushtrisë lokale, veprime që  e kanë karakterizuar strategjinë kundër terrorizmit vitet e fundit.

Ndoshta nuk është rastësi që Jabbar zgjodhi ta kryejë sulmin e tij në natën e Vitit të Ri, e njohur për pirjen e tepruar dhe ahengjet, akte që cilësohen blasfemike nga ekstremistët myslimanë puritanë.

Bourbon Street, qendra e distriktit turistik të New Orleans, e ilustron atë frymë më shumë se shumica e zonave të tjera në SHBA. Ndërsa familjet kërkonin të dashurit e tyre në spitalet lokale, u shfaq lajmi për një sulm të dytë vdekjeprurës: këtë herë në Las Vegas.

Atje, një makinë Tesla Cybertruck shpërtheu para hotelit Trump, duke vrarë personin brenda automjetit. Autoritetet po e hetojnë edhe këtë ngjarje si një akt terrorist. Ashtu si makina e përdorur në New Orleans, dhe Tesla Cybertruck u mor me qira në Turo, një shërbim për dhënien më qira të makinave të ndryshme.

Në rast se ISIS është i përfshirë në të dyja ngjarjet, atëherë aftësia e tij për të kryer dy sulme pothuajse të njëkohshme në dy qytete amerikane shumë larg njeri-tjetrit, duhet të alarmojë autoritetet në SHBA dhe jo vetëm./Pamfleti nga “The Economist”

shteti islamik

Lini një Përgjigje

Editorial