TAGS-AT E JAVËS

Editorial 1 Janar 2025, 18:38

2025-a, viti i Noc Rrokut

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

2025-a, viti i Noc Rrokut
Paulin Noc Rroku (Edi Rama)

Noc Rroku, si agjent i FBI-së!

2025-a, viti i Noc Rrokut, agjent i FBI-së sipas kryeministrit, nuk mund të jetë si ky që iku për shumë arsye që nuk i zë koka e Bablokut të mafias globale.

Fuqia boshe e arrogancës së Edi Ramës, ka veshur me rroba dimri vulgaritetin dhe shfrenimin metaforik të shtetit anemik dhe ka fryrë Noc Rrokizmin.

Grotesku, se krebashkiakut të Tiranës i ka ngritur padi Nesti Angoni që nuk ekziston fare, dhe se kryeministri nuk shikon asnjë akuzë konkrete, ngjan si herë si komedi artistike e mafias, herë si tragjedi tronditëse e Noc Rrokut.

As nuk mund të ngjante ndryshe, as nuk keni pse të prisni tjetërçka.

Karikatura e mesazheve dhe ideve, deligjitimon vlerat morale dhe ekonomike të shoqërisë, që para së gjithash, i mungon trensparenca për taksat e veta, liritë dhe të drejtat e veta.

Simbolika e kimisë së elitave që fryjnë e shfryjnë informacionin e pa kontrolluar, ose edhe të tymosur nën kontroll të rreptë të 4 Klaneve Mafioze, zipohet si element i gjithë të zezave në 7 shkronja ose 8 germa, Noc Rroku.

Ky emër, u fut nga kryeministri në çdo derë tonën dhe çdo dritare të politikës e diplomacisë, sa jo vetëm kryebashkiaku i Tiranës, por secili, pse jo në ditët në vazhdim edhe ca prokurorë të SPAK-ut, të ngrejnë duart lart para Noc Rrokut, personazhit enigmatik që vetë Babloku e prezantoi si një figurë të rëndësishme që Amerika paska sjellur në Shqipëri.

Para pikëçuditëses sonë, veçmas pas betimit të Presidenti Donald Trump, në shumë dosje hetimore, mund të kemi emra të tjerë të Peshqve të mëdhenj.

Është viti i Noc Rrokut ky!/Pamfleti

noc rroku 2025

Lini një Përgjigje

Editorial