TAGS-AT E JAVËS

Editorial30 Janar 2025, 16:57

A do çlirohet Kisha Ortodokse nga “kthetrat” e Greqisë pas vdekjes së Janullatosit?

Shkruar nga Spartak Ngjela

A do çlirohet Kisha Ortodokse nga “kthetrat” e Greqisë

A do të vendoset sërish busti i peshkopit të shenjtë shqiptar Fan Stilian Noli në vendin e shndritshëm ku ai ka qenë.

Tani që Janullatosit ka vdekur, a do të çlirohet Kisha Ortodokse e Shqipërisë nga tentativa për ta greqizuar atë?

Këtë e kanë në dorë peshkopët shqiptarë.

A do të vendoset sërish busti i peshkopit të shenjtë shqiptar Fan Stilian Noli në vendin e shndritshëm ku ai ka qenë.

A e dinë krerët e sotëm të kishës ortodokse të Shqipërisë që Fan Noli është themeluesi i kishës autoqefale në Shqipëri?

Të gjitha këto duhet të kthehen në vlera sikurse edhe kanë qenë, dhe të ngrihen si figura historike peshkopët e ndritur shqiptarë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

Duke i qëndruar historisë antishqiptare të qarqeve ekstremiste greke, duhet të kujtohemi se shumë përpjekje u bënë për të greqizuar Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, por nuk ia arritën dot.

Tani është koha që gjithçka të vendoset në vendin e vet të shqiptarisë, duke filluar që nga figura e ndritur e Fan Nolit.

 

Lini një Përgjigje