Ahmetaj nuk është Ilir Beqja, që edhe pse e di se do ngordhë pas hekurave, lëpin lëmoshën e zabelit të zabitëve të Surrelit...
Tigri as po lidhet, as po dehet e as po vritet, prandaj edhe po çmenden Edi Rama dhe Altin Dumani.
Kafshët mizore janë këta që i kanë zbutur.
Shembulli më i fundit është ish ministri Ilir Beqaj, që edhe pse e di se do ngordhë pas hekurave, lëpin lëmoshën e zabelit të zabitëve të Surrelit.
Tigri nuk u zbut, se nuk piu verë 33 000 euro shishja, kjo është fabula.
Kjo dyshe, u sulmua egër nga ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që edhe pse ka ikur, nganjëherë vjen e bën shumë “dëme” këtej në pyllin e korrupsionit.
Në më pak se 3 orë, kafshoi lirinë, ligjin, skifterët e Bablokut, gjithë kastën e korrupsionit e kafshët e kasolles së Luanëve të Aleks Sorosit.
Themi kasolle, pasi Aleks Sorosi, ose kastile, ose edhe për t’ju fshehur Presidentit Donald Trump, kishte ngritur plevicën e vet të përkohshme prej balte këtu në shpatull të Ballkanit.
Aleksi nuk vjen më këtej, që kur një “Tigër amerikan”, u preu bishtin gjithë familjes së grabiqarëve e njihen botërisht të gjithë.
Dobësimi i demonëve, vjen si dobi e diçkaje delikate.
Deliberativ, i vendosur për çka akuzon, Arben Ahmetaj gjithçka e vërteton, kur fton në pyll të Altin Dumanit çdo kafshë, nga Edi Rama e deri tek prokurorët e SPAK-ut.
Të gjithë e kanë frikë Arben Ahmetajn që nuk e trëmbin as kamerat, as kriminelët, as penat, as pasionet.
Përballë mikrofonëve, ndihen keq të gjithë ata që pinë verë 33 000 euro shishja. As SPAK-u nuk e hapë dot syrin përballë syrit të Çimit që rri çelur vetëm në çiflig të Saliut.
Çifçiut ngjan të mos ja kenë paguar hakun çifligarët.
Edhe kjo është një çështje më vete, por jo në vetën e parë, pasi janë shumë kafshë korrupsioni që Tigri u ka acaruar tensionin termik.
Vetëm në një korije, aty në dosjet e SPAK-ut, ku shërbimet e huaja kanë pastruar ca shkurre të vetat, jetojnë mes ligjit dhe Maliqit 25 prokurorë e gjykatës, edhe këta të zbutur nga vera 33 000 euroshe.
Gjithkush ka humbur diçka, edhe pse ky Tigër nuk u zbut.
Humbën edhe gjilpërën e gjykimit në kashtë sheikët, sapo Tigri tregoi dhomën e luleve, ku Edi Rama me kriminelët e tij pijnë verë 30 000 euro shishja.
Po të kish pirë Tigri nga kjo verë që Zoti e bekoftë, edhe po të mos zbutej si Ilir Beqja me kope, nuk do të mbante mend gjithë ato dokumente me shifra miliarda dollarësh korrupsion, e deri tek vilat e Arben Krajës dhe Altin Dumanit.
Kjo pra është çështja primare sot, sa do t’i përballojnë sulmet hajdutët e fshatit tonë./Pamfleti
Lini një Përgjigje