TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2023, 11:48

Profecia e Yuri Kim u vërtetua në Kukës: Me Saliun në krye, demokratët hëngrën me shumë “bar”

Shkruar nga Pamfleti
Profecia e Yuri Kim u vërtetua në Kukës: Me Saliun në krye,
Sali Berisha

Siç duket, demokratët janë aq naivë, sa ende nuk po e kuptojnë, se deklaratën: - “PD me Saliu Berishën do hajë bar”, ish-ambasadorja e Yuri Kim nuk e tha me mendjen e saj, por përcolli qëndrimin e DASH, i cili e ka bërë të qartë, se plakun “non grata” nuk do ta njohë as sikur të bëhet përsëri president e kryeministër e Shqipërisë...

Fitorja e PS në Kukës edhe pas skandalit të Safet Gjicit, nuk u arrit nga profili i kandidatit të saj Albert Halilaj, pasi ai ka bërë shumë zullume kur ishte Drejtor i Tatimeve të Qarkut, por sepse me socialistët e Kukësit, u bashkuan ata që kanë neveri për Saliun, Ilir Metën e Flamur Nokën.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Foltore-PL, nuk mundi të fitojë dot votat as me kandidatin Emri Vata, i cili duhet pranuar që është një figurë e nderuar e qytetit verilindor, por u shpërfill ngaqë përfaqësoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy “monstra” të urryera nga shqiptarët.

Si argument të kësaj humbjeje, po kujtojmë një fakt: Më 30 korrik 2021 pas takimit me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë e kësaj partie, ish-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, bëri deklaratën e fortë shqiptarçe: - “Me Saliun në krye të PD e brenda saj, PD do hajë bar”.

Edhe rezultati i zgjedhjeve në Kukës me 24 shtator, konfirmoi deklaratën e ish-ambasadores Yuri Kim, për “barin” që do vazhdojnë të hanë demokratët, për aq kohë sa do shkojnë mbrapa “non grata” Sali Berishës.

Rezultati i PS në Kukës, me 1400 vota më tepër se në zgjedhjet e 14 majit, dëshmoi se këtë herë, demokratët “hëngrën” me shumë “bar”; pra, humbën më thellë, thjesht dhe vetëm ngaqë nuk po braktisin “non grata’ Sali Berisha dhe koalicionin me krye-hajdutin Ilir Meta.

Kështu ndodhi dhe në zgjedhjet e përsëritura në Rrogozhinë më 23 korrik 2023, kur grupi Foltore-PL humbi përballë PS-së, me 1510 vota më tepër se më 14 maj, për shkak të firos së votave “blu”.

Është absurde ta mendosh, që pas humbjes së thellë 53 me 8 në zgjedhjet lokale të 14 majit, madje edhe me humbje të Bashkisë së Shkodrës si bastion 30-vjeçar, demokratët vazhdojnë të shkojnë verbërisht pas Sali Berishës.

Siç duket, demokratët janë aq naivë, sa ende nuk po e kuptojnë, se deklaratën: - “PD me Saliu Berishën do hajë bar”, ish-ambasadorja e Yuri Kim nuk e tha me mendjen e saj, por përcolli qëndrimin e DASH, i cili e ka bërë të qartë, se plakun “non grata” nuk do ta njohë as sikur të bëhet përsëri president e kryeministër e Shqipërisë./Pamfleti

profecia e yuri kim kukës me saliun në krye

Lini një Përgjigje