
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ai tha se ngjarja në veri të vendit ishte agresion i pastër.
Çollaku theksoi se në atë ngjarje u sekuestrua një armatim për një divizion, ndërsa shtoi se plani i vetëm ka qenë ndarja e Kosovës.
“Aty kishte terror, por nuk ishte akt terrorist, por ishte një tentativë e qartë për pushtim. Agresion i pastër. Aty ka armatim për një divizion. Plani i vetëm ka qenë ndarja e Kosovës. Një ndarje e dhunshme. Nuk mendoj se do të ndalet këtu, pasi mund të vazhdojë më. Përfshirja e një manastiri, e priftërinjve, e pelegrinëve dhe policia e Kosovës e menaxhoi në mënyrë perfekte. Nuk është një tentativë që varet nga një konjukturë, por është një projekt i Beogradit. Jam deputeti i parë në këtë sesion që kam kërkuar zotit Rama që tërhiqet nga Open Ballkan, të ndalohet nga bashkëpunimi me Vuçiç. Nuk kemi luksin që të bëjmë politikë të brendshme me Mitrovicën”, tha Çollaku për “News 24”.
Lini një Përgjigje