TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 21:36

Agresioni në Kosovë, Basha akuza Vuçiçit: Skenar i tij për të marrë nën kontroll veriun e vendit

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni në Kosovë, Basha akuza Vuçiçit: Skenar i tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur serb sulmuan ditën e diel Policinë e Kosovës, ku për pasojë humbi jetën një efektiv.

Në një intervistë për ‘Open’ në News24, Basha e cilësoi këtë ngjarje një skenar sekret, përmes operacioneve speciale, që Serbia të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ai akuzoi përfshirjen e qeverisë serbe në këtë skenar.

Mes të tjerash ai tha se është fillimi i lançimit të botës serbe.

“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lançimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan.

Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet”, tha Basha.

basha vucic akuza

Lini një Përgjigje