Deri më sot Berisha ishte izoluar nga të katra anët, por duket se reporterët e KiE e kanë nxjerr nga izolimi dhe Berisha duket se është hedhur menjëherë në sulm...
Sali Berisha duket se ka filluar të shqetësohet nga organet e reja të drejtësisë. Ndaj tij janë hapur disa dosje dhe sinjalet janë se mund të ketë zhvillime. Ndonëse Berisha ka përsëritur disa herë se ai është i hapur para drejtësisë, në fakt nuk e zë gjumi.
Sot në Tiranë ka mbërritur një grup nga Këshili i i Evropës, të cilët po zhvillojnë takime me përfaqësues të politikës. Ata kanë takuar Jorida Tabakun, Gazment Bardhin, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Deri më sot Berisha ishte izoluar nga të katra anët, por duket se reporterët e KiE e kanë nxjerr nga izolimi dhe Berisha duket se është hedhur menjëherë në sulm. Ndonëse KiE ka kontribuuar në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Berisha ka kërkuar rishikimin e reformës. Ai është ankuar se drejtësia është e kapur dhe duhet të rishikohen ligjet.
“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim. Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar", theksoi Berisha.
Por pse është trembur Sali Berisha? SPAK po heton Gërdecin dhe i rrezikuari është djali i tij. Madje ky i fundit është thirrur si dëshmitar në gjyqin e Fatmir Mediut. Po ashtu po hetohet Kompleksi Partizani, aty është i rrezikuar dhëndri i tij. Gjithashtu po hetohet privatizimi i OSHEE nga CEZ, ku vetë është i rrezikuar Berisha. Me pak fjalë ka 3 dosje përvëluese dhe tani Berisha kërkon rishikimin e reformës në drejtësi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje