TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 19:02

Humbja e dytë e opozitës në Kukës, Ibsen Elezi: PD-ja u bashkua në një imoralitet politik

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e dytë e opozitës në Kukës, Ibsen Elezi: PD-ja u

Ibsen Elezi, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës, tha se PD solli në zgjedhjet e së dielës një figurë që ishte anti-tezë e Safet Gjicit, ndaj dhe kjo nuk ndikoi në votime.

“Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe opozita sollën një figurë që ishte pjesë e imoralitetit politik dhe i përfolur gjerësisht nga opinioni në Kukës.

Fakti që PD-ja u bashkua në një imoralitet politik prodhoi dhe më pak se 2 mijë vota në Kukës.

PD-ja u dekompozua në figura që nuk kishin asnjë rezultat tek ajo. PD-ja ka humbur çdo bastion të saj më 14 maj dhe ende nuk ka një analizë për këtë, por merren akoma me fakte për vjedhje votash. Por çfarë faktesh janë?

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk janë personazhe që janë në metamorfozë dhe nuk mundet të analizohen dot. Janë persona që njëherë dalin si gjarpër, herë tjetër si hardhucë. Zoti Bardhi ligjërisht është në gjyq me Partinë Demokratike të z. Basha për vulën.

Berisha me z. Bardhi ka pranuar një Kuvend si ai i 11 dhjetorit, që u shpall si antiligjor dhe antistatutor. Këta nuk kanë respekt për votën e tyre në një institucion demokrat.

Edhe z. Basha i ka mashtruar të gjithë njerëzit që janë në PD. Dikë e ka mashtruar njëherë, dikë tjetër me dhjetëra herë. Kushdo që i bashkohet nuk do bëhet asgjë më shumë se sa meme. Basha ka ngritur një parti komike”, tha Ibsen Elezi për "Ora News".

ibsen elezi pd humbje opozite

Lini një Përgjigje