TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Gusht 2025, 13:43

Korporata e Investimeve me administratore Elira Kokonën, shpikja e Edi Ramës për të grabitur pasuritë e mbetura shtetërore

Shkruar nga Pamfleti
Korporata e Investimeve me administratore Elira Kokonën, shpikja e Edi
Elira Kokona /

Prej vitit 2014, nëpërmjet pazareve me “Kontrata 1 Euro”, “Investime strategjike”, “Turizmi elitar”, “Zhvillimi i agroturizmit” e “Rijetëzimi ish-ndërmarrjeve shtetërore”, kryeministri Edi Rama u ka dhuruar  dhe ka dhënë në përdorim me koncesione miqve e klientëve të tij, 21 miliardë Euro pasuri...

Prej disa muajsh, kryeministri Edi Rama ka futur Korporatën e Investimeve Shqiptare (KIS), plotësisht në skemën për kalimin e pasurive publike te kompanitë private dhe koncesionimin me administrim të plotë financiar nga privatët për llogari të tyre.

Kjo korporatë, e krijuar më 15 korrik 2020, ka shfrytëzuar pasuritë shtetërore për t’u dhënë ato në përdorim kompanive private, duke përfituar nga gjithçka që mund të merret dhe duke lënë në errësirë përdoruesit realë të këtyre pasurive, qytetarët dhe institucionet shtetërore.

Në datën 24 korrik 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi hapjen e garës për zhvillimin e stadiumeve “Skënderbeu” në Korçë dhe “Flamurtari” në Vlorë, duke i kaluar këto objekte në duar private për zhvillim dhe shfrytëzim të plotë.

Pas përfundimit të projekteve, privatët do të përfitojnë 100% të fitimeve, njësoj si për stadiumin në Durrës, ndërsa Rama ka dhënë leje për shfrytëzimin e hapësirave publike për ndërtimin e kullave e pallateve, duke i dhuruar ato për shfrytëzim afatgjatë privatëve.

Korporata e Investimeve Shqiptare është nën drejtimin e Blendi Gonxhes, i cili është i lidhur ngushtë me Pazaret e Bablokut.

Kjo strukturë ka qenë pjesë e një lëvizjeje që ka përdorur pasuritë shtetërore për të pasuruar miqtë e pushtetit, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë çdo mundësie për përfitime reale nga pasuritë që përfaqësojnë të ardhurat e përbashkëta të popullit shqiptar.

Korporata e Investimeve me administratore Elira Kokonën, shpikja e Edi

Në vitin 2024, Korporata e Investimeve i hoqi RTSH-së 261 mijë e 800 m2 tokë të “Radiostacionit” në Xhafzotaj dhe ia dha për krijimin e parkut teknologjik “Durana Tech Park” si PPP (Partneritet Publik Privat), duke e dhuruar kështu një pasuri të madhe për kompanitë private.

Më 28 maj 2025, po nëpërmjet Korporatës, u kalua pallati i sporteve “Asllan Rusi” në duar private, ku përveç fitimeve nga shfrytëzimi i hapësirave, do të ndërtohen edhe kulla mbi territorin shtetëror.

Korporata ka shfrytëzuar përfitimet e paimagjinueshme nga pasuritë publike.

Me Vendim Nr. 185 të datës 27 mars 2024, ajo i dha privatit lejen për shfrytëzim dhe zhvillim të ndërtesave në Tiranë dhe Sarandë.

Në veprime të tilla, Korporata ka favorizuar partnerët e saj privatë dhe ka siguruar mundësitë e një fitimi të shpejtë, duke lënë qytetarët pa mundësi për përfitime reale nga pasuritë që përfaqësojnë të ardhurat e përbashkëta të popullit shqiptar.

Një tjetër pikë shqetësuese është fakti që kjo korporatë ka shpërndarë miliona euro nga buxheti i shtetit pa transparencë dhe pa raporte të qarta mbi përdorimin e fondeve. Auditi i Ministrisë së Financave ka konstatuar se për periudhën 2020-2022, Korporata ka marrë 45 milionë Euro nga buxheti i shtetit, por nuk ka pasur asnjë informacion të qartë mbi përdorimin e këtyre fondeve, duke lënë hapësirë për dyshime mbi përdorimin e parave dhe abuzimet e mundshme.

Që prej vitit 2014, Rama ka përdorur kontratat e “1 Euro”, “Investime strategjike”, dhe “Rijetëzimi i ndërmarrjeve shtetërore” për të transferuar pasuri e popullit në duar private. Duke përdorur këto skema, ai ka mundësuar privatizimin e 21 miliardë Euro pasuri shtetërore, të cilat janë dhuruar dhe shfrytëzuar nga miqtë e tij dhe nga individë të lidhur ngushtë me të.

Në të njëjtën linjë, pasuritë e mbetura, që janë ende në dorën e shtetit, po i kalohen një nga një përmes Korporatës së Investimeve, e cila ka filluar të bëjë manipulime të tjera të pronës shtetërore, përfshirë pasuritë publike të Tiranës dhe Sarandës, duke mbështetur interesat e klientëve të tij privatë. Ky skandal, që ka të bëjë me dhënien e lejeve dhe certifikatave për pronat e grabitura dhe manipulimin e sistemit të pronësisë, kërkon një hetim të thelluar nga organet e drejtësisë dhe SPAK për të zbuluar se si ka ndodhur ky abuzim dhe për të siguruar që ato të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe të zhvillimit të vendit./Pamfleti

koorparata e investimeve elira kokona

1 Komente

  1. s
    salah

    Elira Kokona : stupid womens around Edi Rama (a stupid mafiosi)

    Lini një Përgjigje