TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Gusht 2025, 18:17

Burgosja e prishtme e ish-krye-bashkiakut të Tepelenës që i beson lojërave të “komandatit”

Shkruar nga Pamfleti
Burgosja e prishtme e ish-krye-bashkiakut të Tepelenës që i beson
Edi Rama dhe Termet Peçi /

Pas Lefter Kokës dhe Ilir Beqajt, edhe Tërmet Peçi pritet të dorëzojë mandatin e deputetit për të shmangur arrestimin publik. Por skenari “dorëzohu dhe do të shpëtosh” i Bablokut i ka çuar të gjithë drejt “7 penxhereve”. Po bie dhe ky... me premtimin se do zgjasë vetëm një muaj.

Pritet që jashtë lojës politike, ende pa hyrë në Parlament, të mbetet edhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, një nga personazhet më të afërt dhe më argëtues të kryeministrit Edi Rama, i pëlqyer për përulësinë dhe profilin grotesk.

Burime të sigurta nga Tepelena kanë bërë me dije për “Pamfleti” se Tërmet Peçi, përpara nisjes së legjislaturës më 8 shtator, do të dorëzojë mandatin e deputetit të fituar më 11 maj, për shkak se është proceduar nga SPAK për shpërdorim detyre në bashkëpunim, me qëllim përfitimi.

Dosja e tij përfshin veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, korrupsionit me tenderë, vjedhjes së fondeve publike, abuzimit me tokat shtetërore dhe pastrimit të parave nëpërmjet vendimeve zyrtare dhe rrjetit të kompanive të lidhura me familjarë dhe vartës të tij gjatë kohës që ishte kryetar bashkie.

Më 16 qershor 2025, agjentë të BKH-së sekuestruan dokumente dhe dosje në Bashkinë e Tepelenës, përfshirë tenderë, shpërndarje fondesh publike, dhënie tokash dhe vendime të firmosura nga Peçi.

Një muaj më pas, BKH përfundoi hetimin paraprak për Peçin dhe grupin e tij, dhe është në fazën finale të hetimit për aferat me tokat dhe tenderët e dyshimtë me vlerë të lartë ekonomike.

Tërmet Peçi është njoftuar zyrtarisht për rezultatet e hetimit dhe, sipas burimeve, brenda gushtit do të thirret nga BKH dhe SPAK si person i proceduar penalisht.

Për shkak të numrit dhe natyrës së rëndë të akuzave, pritet që ai të arrestohet para nisjes së legjislaturës. Sipas të gjitha gjasave, ky veprim është i koordinuar me Edi Ramën, i cili ka marrë informacion nga SPAK dhe ka vendosur të shmangë një arrest deputeti.

Burime nga PS thonë se Rama i ka kërkuar Peçit të dorëzojë mandatin përpara se të betohet si deputet dhe të mos dalë më në publik, me premtimin se arresti do jetë formal dhe i shkurtër, ndoshta vetëm arrest shtëpie.

Kjo duket si përsëritje e skenarëve të mëparshëm me Lefter Kokën dhe Ilir Beqajn, të cilëve Rama u kërkoi të dorëhiqeshin me premtimin për trajtim të butë ligjor. Por të dy përfunduan në burg me vendime të rënda.

Më 1 shtator 2021, një javë përpara nisjes së Kuvendit, Lefter Koka dorëzoi mandatin sipas marrëveshjes me kryeministrin, por u arrestua vetëm katër muaj më pas dhe është ende në burg.

E njëjta ndodhi me Ilir Beqajn, i cili nuk mori mandatin e mbetur bosh nga Benet Beci, siç i kërkoi Rama më 12 prill 2023, por u arrestua në korrik 2024.

Tërmet Peçi, ndonëse i beson Ramës, ndodhet në të njëjtën rrugë me paraardhësit e tij. Historia e deritanishme tregon se kush dorëzon mandatin, nuk i shmang dot “7 penxheret”. /Pamfleti

burgosja e pritshme termet peçi

Lini një Përgjigje