TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Korrik 2025, 10:21

Aida Demi 'kapitene' e Demave të Tiranës në Sarandë; dosje penale, pastrim parash, hotele kokaine, legalizime dhe zhvatje pronash

Shkruar nga Pamfleti
Aida Demi 'kapitene' e Demave të Tiranës në
Aida Demi /

Nga ndërtimet pa leje mbi det te legalizimet me dokumente të falsifikuara, Aida Demi është rikthyer në funksion publik si drejtoreshë e Portit të Sarandës, mes dyshimeve për lidhje me një rrjet të gjerë korrupsioni...

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Sarandës vensosi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Aida Demin, ish drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë, pasi akuzohej nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Kur drejtonte ASHK-në gjatë viteve 2021-2024, Aida Demi, e mbështur nga Demi i Tiranës, legalizoi dhe hipotekoi me letra false një godinë 4-katëshe të ish deputetit të PD-së, Gani Hoxha në Sarandë.

Plani ishte për t'a arrestuar, por me ndërhyrjen e Demit të Tiranës, Aida Demi shpëtoi me masën detyrim paraqitje, ndërsa dy ushtarë të saj Erald Lika dhe Ermen Stroka në arrest shtëpie.

Para se të akuzohej nga Prokuroria, Aida Demi kishte bërë kërdinë me legalizime false dhe grabitje pronash në Sarandë, kryesisht me porosi të Demit të Tiranës, i cili e kishte emëruar në atë funksion publik në formë ‘qoke’ nga Edi Rama.

Aida Demi u shkarkua nga Rama në janar të vitit 2024, pasi u zbulua se para hotelit të saj, ndërtuar pa leje dhe me para të pista, kishte mbushur detin me inerte, e kishte kthyer në tokë, e kishte legalizuar dhe e kishte kaluar në pronësi të familjes së saj.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti një pjesë toke dhe deti familjes Demi, duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë, jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2, duke ndërtuar mbi të një bar restorant, si zgjatim i hotelit.

Pas shkarkimit, Edi Rama shkoi në Sarandë dhe i pëlqeu lokali dhe pishina që Aida Demi kishte ngritur mbi detin e mbushur, sipërfaqe 1325 m2, gjysma që kishte blerë shtetit në mënyrë korruptive dhe gjysmën që kishte grabitur. Pas kësaj vizie, pikërisht në gusht 2024, Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT-së, jep leje për shtimin e 4 kateve të godinës së familjarëve të Aida Demit. "Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Shtesë 4 kate mbi objektin 2 kate mbi tokë të Hotel “Demi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me subjekt zhvillues Z. Avenir Demi”.

Aida Demi 'kapitene' e Demave të Tiranës në

Në vend që t'a merrte në dorë SPAK-u dhe restoranti i Demit mbi detin e mbushur të prishej siç po bën sot Rama nga Thethi në Vlorë, Aida nisi të rehabilitohej dhe të futej sërish në planet e Bablokut pas angazhimit të saj në zgjedhjet e 11 majit, me njohje, para dhe elementë kriminalë.

Aq shumë i fryu në vesh Demi i Tiranës ortakut të tij në biznese, saqë Olsi Rama ia mbushi mendjen të vëllait që Demin e Sarandës t'a emëronte drejtore të Portit atje. Dhe kështu ndodhi. Në kulmin e shkarkimeve në pushtetin lokal në kuadër të përgatitjes për të hyrë në BE, Edi Rama vendosi disa ditë më parë të emëronte Aida Demin, që thau detin dhe e mori për vete, 'kapitene' të Portit të Sarandës.

Ky emërim që kompromenton njëherësh të dyja kauzat e Edi Ramës; ndërtimet pa leje dhe drejtorët e korruptuar, ishte një mesazh edhe për prokurorinë që duhet t'a shpëtojë Aida Demin. Pas masakrës me legalizime dhe zhvatje pronash me letra false, tashmë grupi i Demit të Tiranës ka 'kapitenen' e duhur në Portin e Sarandës, ku skafet e turistëve dhe narkosve ngarkohen dhe shkarkohen në kujdesin e një dore të besuar. Aida Demi është sot fytyra e administratës 'evropiane' që ka ngritur Edi Rama.

Aida Demi 'kapitene' e Demave të Tiranës në
Në rreth Avenir Demi /

Indicie dhe fakte për SPAK-un:

Pamfleti ka informacione që Gaz Demi ka ndërhyrë duke korruptuar prokurorin e dosjes penale të Aida Demit, me qëllim për të mbyllur çështjen e saj dhe për t'a shpëtuar nga burgu, jo vetëm si kthim restoje për kryerjen e legalizimeve false dhe mbulimin e pastrimit të parave me hotele, por edhe për shkak se zonja Demi mund të mos e mbajë burgun, bëhet e penduar dhe i hap punë të gjithë organizatës me kokën në ish- Bllok. Ftojmë SPAK të monitorojë procesin penal të Aida Demit.

Kjo ndërtesë që mban emrin Demi Hotel është simboli i grabitjes së pronës publike në Sarandë, ndërtimit pa leje dhe pastrimit të parave të pista. Fillimisht ka qenë si kioskë, katet shtoheshon vit pas viti pa leje dhe legalizoheshin, herë nga vetë Aida Demi si drejtoreshë e ASHK-së, herë me ndikimin e saj si drejtoreshë juridike në Bashkinë e Sarandës dhe herë me ndihmën e Gaz Demit.

Aida Demi 'kapitene' e Demave të Tiranës në

Më pas u ndërtua edhe godina e dytë, gjithashtu pa leje. Pas vitit 2023, hyn në lojë Edi Rama me KKT, duke miratuar dy vendime, një kat objek shërbimi dhe më pas katër kate shtesë, pasi familja Demi e kishte shtuar ndërkohë një kat pa leje. Ndërkohë, familja Demi (Enise Demi, Avenir Demi dhe Aida Demi) mbushën detin me inerte, e legalizuan dhe ndërtuan mbi të një tjetër zgjatim të përbindëshit që rritej dhe zgjerohej vit pas viti.

Hotel Demi në Sarandë është një aset kriminal që duhet të sekuestrohet nga SPAK; korrupsion, pastrim parash, zhvatje, falsifikime, ndërtim pa leje, zaptim dhe për më tepër lidhje me një trafikant droge nga Maqedonia.

Gadishulli mes Sarandës dhe Ksamilit, kodrat mbi qytetin e Sarandës deri tek Kalaja e Lëkursit që Rama ia ka dorëzuar trafikantit Andrea Çaushit, prona publike në dy skajet e qytetit të Sarandër, kanë kaluar në emrin e Demave të Tiranës, duke përdorur Aida Demin. Dhjetëra vila, shtesa dhe hotele të ndërtuara pa leje dhe mbi toka të zaptuara me dokumente false, janë legalizuar nga Aida Demi sipas porosive të Demit të Tiranës. Paratë paguheshin në Tiranë, ndërsa Aida Demi firmoste në Sarandë. Vijon..../Pamfleti

aida demi demat e tiranës

Lini një Përgjigje