TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë24 Maj 2023, 11:24

Humbja që ka “farmakosur” më shumë Zenin se Saliun

Shkruar nga Pamfleti
Humbja që ka “farmakosur” më shumë Zenin se Saliun
Sali dhe Shkelzen Berisha

“Sheiku” Shkëlzen Berisha është tmerruar, ngaqë më 14 maj i kapitulloi babi “non grata”, i vetmi që prej 2 vitesh po lufton kundër SHBA e SPAK, për të shpëtuar nga prangosja e sekuestrimi të birin “non ngrata”, të zhytur në shumë afera korrupsioni e biznese shtetërore kriminale si Gërdeci

Biznesmeni i Gërdecit, boronicave, pasurive e konsulencave juridike, Shkëlzen Berisha, mori pjesë aktive me rrjete sociale, në fushatën për të fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, madje denigronte krerët e PD dhe mediat që nuk mbështesnin Saliun e Ilirin.

Por babi i Zenit, humbi thellë e turpshëm duke marrë vetëm 7 bashki të vogla, ndërsa në familjen “non grata” ka rënë mandata e ka pllakosur “zia”, ku duket sikur më i hidhëruari është Saliu.

Në fakt, më i “farmakosuri” nga kjo humbje e thellë fatale në atë familje është Shkëlzen Berisha, jo se u iku nga duart dhe Bashkia e Shkodrës që e mbanin si “dekoratë force e krenarie familjare”, por sepse pas kësaj humbjeje, Zeni e ka humbur shpresën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Është tmerruar e po dridhet si “miu para çarkut”, ngaqë më 14 maj i kapitulloi babi “non grata”, i vetmi që prej 2 vitesh po lufton kundër SHBA e SPAK, për të shpëtuar të birin “non grata” nga prangosja për krimin e Gërdecit dhe sekuestrimi i pasurive të zeza.

Sepse  Zeni e di, që Saliu nuk luftoi kundër SHBA e SPAK, për të mbrojtur veten, mbasi ai “i ka bërë ditët e perëndisë”, por u rropat e u bë lolo, për të shpëtuar atë nga drejtësia amerikane.

Prandaj i sulmonte egërsisht zyrtarët e diplomatët amerikanë dhe prokurorët e gjyqtarët specialë, me qëllim që nëpërmjet kërcënimit me kaos e dhunë publike, të negocionte dhe siguronte garancinë e paprekshmërisë.

Me këtë qëllim e bëri Saliu “revolucionin” për të rimarrë PD-në e për t’u rikthyer në pushtet, si e vetmja mundësi, që nga aktor politik pa asnjë rol dhe i ndëshkuar nga SHBA, nga Londra e i shpërfillur nga BE, të bëhej faktor politik dominues e imponues përballë tyre.

Por gjithë skenari i ndërtuar me “rërë” prej Sali Berishës, u rrëzua e iu zhduk si ëndërr më 14 maj, kur e shpërfillën 280 mijë votues “blu”, madje i “dhanë shkelmin” edhe shkodranët.

Këtë kapitullim, Zeni po e përjeton i mbërthyer nga paniku, mbasi e kupton që babai me damkën “non grata” e pa asnjë fuqi politike, nuk mund ta mbrojë dot më, mbasi prej tij nuk trembet askush, edhe sikur ai të dalë “non stop” në sheshin “Skënderbej” e të sokëlli me kërcënime. Shkëlzeni e di që nuk e mbron dot as Ilir Meta, mbasi në këto kohë të “trazuara” kur drejtësinë në Shqipëri e ka në dorë SHBA, ai ka hall të njëjtë si Saliu, dhe po qëndron si “lepur” e po lëpihet të shpëtojë veten dhe pasuritë që ka vjedhur.

Po kështu, Zeni e di që nuk e mbrojnë dot as prokurorët dhe gjyqtarët që ishin nën sundimin e babait së tij, si Adriatik Llalla, Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Agim Bendo, Fatmira Hajdari, Adriana Fullani, Shpresa Beçaj, Bashkim Dedja etj.etj, sepse janë shporrur nga drejtësia.

Humbja e 14 majit e ka bërë Zenin “farmak” dhe e ka futur në panik, sepse ai është nën hetim nga SPAK për Gërdecin, gjurmët të cilit, kanë çuar te 300 milionë USD që grabiti me Mihal Delijorgjin e Fatmir Mediun, por dhe te pasuri të tjera të vjedhura gjatë pushtetit të babait./Pamfleti    

humbja shkelzen berisha sali berisha

Lini një Përgjigje