TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2026, 11:02

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Malësi të Madhe 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Malësi

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësi të Madhe gjatë operacionit policor të koduar "Fast", të zhvilluar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Në pranga ra shtetasi Gentjan Handraj alias Gentjan Hotaj, 39 vjeç, lindur në Koplik, i cili kërkohej nga Interpol Madrid.

Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi dyshohet për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Pjesëmarrja në organizatë kriminale", të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të përpjekjeve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë.

policia shkodër

Lini një Përgjigje