TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2026, 10:37

Produkte luksoze dhe pajisje elektronike të dyshuara kontrabandë, 9 persona nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Produkte luksoze dhe pajisje elektronike të dyshuara kontrabandë, 9

Tetë subjekte tregtare në Tiranë kanë rënë në sitën e Policisë gjatë operacionit të koduar "Illegal Trade", i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë për goditjen e paligjshmërive në fushën e tregtisë.

Në kuadër të operacionit, të zhvilluar me vendim gjykate, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ushtruan kontrolle në biznese që tregtonin pajisje elektronike, veshje dhe aksesorë të markave luksoze.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe artikuj veshjesh të markave luksoze, për të cilat mungonte dokumentacioni që provonte origjinën dhe zhdoganimin.

Verifikimet e mëtejshme nxorën në pah se të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve dyshohet se nuk deklaroheshin pranë organeve tatimore. Gjithashtu, në një prej subjekteve u konstatua se produktet tregtoheshin pa lëshuar kupon tatimor, ndaj autoritetet vendosën pezullimin e aktivitetit të këtij biznesi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nisën hetimet penale ndaj nëntë administratorëve dhe përfaqësuesve të subjekteve të kontrolluara, të dyshuar për shkelje që lidhen me tregtimin e mallrave dhe mosdeklarimin e të ardhurave.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

arrestim subjekte

Lini një Përgjigje