TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 15:34

“Pastrimi” i policisë nga krimi/ AMP publikon raportin, 24 efektivë të përjashtuar në 6 muaj

Shkruar nga Pamfleti

“Pastrimi” i policisë nga krimi/ AMP publikon raportin, 24

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore publikoi bilancin e veprimtarisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ku pasqyrohen masat disiplinore dhe procedurat penale të ndërmarra ndaj punonjësve të strukturave të sigurisë.

Sipas raportit, nga janari deri në qershor janë përjashtuar nga Policia e Shtetit 24 punonjës. Gjatë së njëjtës periudhë, AMP ka referuar në Prokurori 232 efektivë të Policisë së Shtetit dhe dy punonjës të Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale.

Raporti evidenton edhe rastet e arrestimeve në flagrancë. Gjatë gjashtëmujorit janë arrestuar nëntë punonjës policie, një efektiv i Gardës së Republikës dhe një punonjës i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në të njëjtën kohë, AMP ka administruar 752 ankesa të paraqitura nga qytetarët. Pas verifikimeve, 434 prej tyre janë vlerësuar si të pabazuara, ndërsa për 251 ankesa nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet.

Si rezultat i denoncimeve të verifikuara, Agjencia ka regjistruar 15 procedime penale, të cilat vijojnë të hetohen. 

"Lufta ndaj policëve që shkelin ligjin ka sjellë rezultate edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka publikuar bilancin e saj 6-mujor, ku rezulton se dhjetëra efektivë janë përballur me masa të rënda, nga përjashtimi nga Policia e deri te arrestimi dhe ndjekja penale.

Sipas raportit, nga janari deri në qershor janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit 24 efektivë. Ndërkohë, 232 punonjës policie dhe dy punonjës të Gardës së Republikës janë referuar në Prokurori për vepra të ndryshme penale.

Goditjet nuk kanë mbetur vetëm te procedimet. Gjatë kësaj periudhe, AMP ka arrestuar në flagrancë nëntë punonjës policie, një gardist dhe një punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.

 
Raporti hedh dritë edhe mbi denoncimet e qytetarëve. Në gjashtë muaj, AMP ka marrë 752 ankesa, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë konfirmuar pas verifikimeve. Konkretisht, 434 ankesa kanë rezultuar të pabazuara, ndërsa për 251 të tjera nuk janë gjetur prova të mjaftueshme.

Megjithatë, një pjesë e kallëzimeve kanë nxjerrë në pah shkelje të dyshuara. Si rezultat i tyre, AMP ka regjistruar 15 procedime penale, të cilat janë në proces hetimi.

Bilanci i publikuar tregon se kontrollet ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit vijojnë me synimin për të larguar nga uniforma ata që abuzojnë me detyrën, ndërsa qytetarët mbeten një hallkë e rëndësishme përmes denoncimeve të rasteve të paligjshmërisë", thuhet në njoftimin e AMP-së.

agjencia e mbikëqyrjes policore efektivet e perjashtuar nga radhet e policise

Lini një Përgjigje