Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Borja Iglesias, i njohur edhe për qëndrimet e tij publike dhe angazhimin në çështje sociale, ka komentuar mundësinë që të takojë presidentin amerikan Donald Trump në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës, në rast se Spanja triumfon në finalen ndaj Argjentinës.
Në një intervistë për revistën spanjolle Panenka, Iglesias u pyet se si do të reagonte nëse do të ishte përballë Trumpit pas finales.
"Shpresoj ta përshëndes në një moment kur të jemi të gjithë shumë të lumtur dhe që gjithçka të përfundojë shpejt, në mënyrë që ta harroj. Nuk besoj se ky është momenti për të krijuar polemika. Njerëzit e dinë shumë mirë se çfarë mendoj. Do të më pëlqente të bëja shumë gjëra, por e vërteta është se, edhe pse njerëzit mendojnë se jam i plotfuqishëm, nuk kam aq fuqi sa të përballem me disa çështje", u shpreh Iglesias.
Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në MetLife Stadium në New York. "La Roja" synon të fitojë titullin e saj të dytë botëror, ndërsa Argjentina kërkon trofeun e katërt në histori dhe të dytin radhazi.
Lini një Përgjigje