TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2026, 19:51

“Mesi është futbollisti më i madh që ka parë bota”, trajneri Skaloni: Spanja më shqetëson sapo del me autobus nga hoteli

Shkruar nga Pamfleti
“Mesi është futbollisti më i madh që ka parë
Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, po përjeton sërish emocionet e një finaleje të Kupës së Botës, katër vite pas triumfit historik në “Katar 2022”. Në stolin e “Albiceleste”-s, tekniku argjentinas do të përballet këtë herë me Spanjën e mikut të tij Luis de la Fuente në finalen e Botërorit 2026, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 21:00.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe, Skaloni foli për përgatitjet e skuadrës, kundërshtarin spanjoll, Lionel Mesin, tifozët dhe pritshmëritë për finalen.

Një finale është ende një ndeshje futbolli

Skaloni theksoi se përgatitjet e Argjentinës nuk ndryshojnë pavarësisht rëndësisë së sfidës.

Ne përgatitemi në të njëjtën mënyrë si për çdo ndeshje tjetër. Jemi të etur që gjithçka të shkojë mirë, të analizojmë kundërshtarin dhe të kuptojmë çfarë mund të bëjmë gjatë ndeshjes. Përtej faktit që është një finale, mbetet një ndeshje futbolli”, tha trajneri argjentinas.

Ai shtoi se për të fituar trofeun skuadra duhet të jetë në maksimumin e saj.

Duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë për të fituar. Nuk hyjmë në ndeshje duke menduar se është një finale e Kupës së Botës, sepse mund të humbasësh përqendrimin. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Jemi në një moment shumë të mirë

Duke analizuar formën e ekipit, Scaloni vlerësoi paraqitjet e fundit të Argjentinës dhe beson se skuadra është gati për sfidën më të madhe.

Mendoj se ekipi ka treguar gjëra shumë pozitive, sidomos në ndeshjet e fundit. Pjesa e dytë kundër Anglisë ishte shumë e mirë. Besoj se jemi në një gjendje të mirë, megjithëse gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar. Do të përpiqemi të fitojmë finalen”.

Ne luajmë për popullin tonë

Trajneri i Argjentinës foli me emocion për mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve.

Kur sheh njerëzit e tu duke festuar dhe sa të lumtur janë, kjo të prek thellë. Në fund të fundit, siç kam thënë edhe më parë, ne luajmë për ta. Luajmë për popullin tonë, për familjet tona”.

Sipas Skalonit, kombëtarja ka rikthyer një lidhje të veçantë me tifozët.

Kemi rikthyer diçka që besoj se është shumë e çmuar. Njerëzit ulen para televizorit me fanellën e Argjentinës veshur dhe një tifoz i River Plejt përqafon një tifoz të Boka Zhuniors. Ne e ndiejmë këtë dhe e mbajmë gjithmonë në mendje. Si mund të mos të prekë?”

Spanja dhe Argjentina, dy ekipe me filozofi të ngjashme

Skaloni foli edhe për përballjen taktike me Spanjën e Luis de la Fuente, duke pranuar se dy skuadrat kanë disa ngjashmëri në mënyrën e lojës.

Luis më njeh si njeri, por nuk e di se si e shoh unë futbollin. Ne e dimë si luajnë ekipet tona, por nuk kemi diskutuar kurrë për mënyrën se si ndërtojmë lojën. Secila skuadër ka veçoritë e veta, por kemi një qasje të përbashkët: sulmojmë duke mbajtur topin”.

Ai shtoi:

Kemi modele të ngjashme loje. Forcën tonë e ndërtojmë përmes kontrollit të topit dhe në këtë aspekt është e vërtetë që ngjajmë. Shpresoj që të dielën të jetë një spektakël i madh”.

Përvoja nuk vendos në finale

Skaloni nuk beson se eksperienca në ndeshje të mëdha do të jetë një avantazh vendimtar.

Edhe Spanja ka lojtarë që kanë luajtur në skena të mëdha, futbollistë të nivelit më të lartë në klubet e tyre. Kur topi fillon të rrotullohet, lojtari harron gjithë presionin. Nuk mendoj se përvoja është avantazh apo pengesë. Janë dy ekipe që përpiqen të luajnë futbollin e tyre përmes zotërimit të topit”.

Mesi? “Është histori e pastër”

Një pjesë e madhe e pyetjeve u përqendruan te Lionel Messi dhe mundësia që kjo të jetë Kupa e fundit e Botës për yllin argjentinas.

Skaloni nuk dha një përgjigje konkrete:

Si mund ta di unë? Duhet ta pyesni atë. Nuk kam asnjë ide, sepse ai nuk resht së na surprizuari. Kjo është një pyetje për të”.

Megjithatë, ai nuk kurseu elozhet për paraqitjet e Mesit në moshën 39-vjeçare.

Ai është histori e pastër. Histori, legjendë... Kur ai thotë ato fjalë, kur ato dalin nga goja e tij, më mbush me krenari. Që futbollisti më i madh që ka parë ndonjëherë bota të mendojë kështu, është diçka e mrekullueshme”.

Skaloni theksoi se arritja e Messit është diçka e jashtëzakonshme.

Të arrish në një finale në moshën 39-vjeçare është diçka e pabesueshme. Duhet ta shijojmë këtë moment dhe ta vlerësojmë atë që po bën. Historia dhe legjenda është ai, por edhe ky grup lojtarësh që na kanë dhuruar vite të mrekullueshme”.

Spanja? Edhe autobusi që del nga hoteli më shqetëson

Për kundërshtarin spanjoll, Skaloni tregoi respekt maksimal.

Çfarë më shqetëson më shumë te Spanja? Edhe autobusi që del nga hoteli më shqetëson. Janë një ekip i madh, një kombëtare e jashtëzakonshme. Po kalojnë një periudhë shumë të mirë me Luisin dhe jam i lumtur për ta”.

Në fund, trajneri argjentinas vlerësoi rrugëtimin e skuadrës së tij, pavarësisht rezultatit të finales.

Ajo që kanë bërë këta lojtarë është e pabesueshme. Stafi ynë teknik do t’u jetë përjetësisht mirënjohës. Shpresojmë të fitojmë, por edhe nëse nuk ndodh, rrugëtimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Një shembull për të gjithë”.

Finalja Argjentinë–Spanjë pritet të jetë një përballje mes dy filozofive të ngjashme të futbollit, por edhe një tjetër kapitull i madh në historinë e Lionel Mesit dhe kombëtares argjentinase.

lionel skaloni trajneri i argjentinës finalja e botërorit

Lini një Përgjigje