TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 16:01

Kristjan Asllani gati t’i bëjë “gjëmën” Interit, mesfushori shqiptar vetëm një minutë larg 5 milionë eurove

Shkruar nga Pamfleti
Kristjan Asllani gati t’i bëjë “gjëmën”
Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani

Kristjan Asllani ndodhet aktualisht me Interin në Gjermani, ku skuadra zikaltër po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. Megjithatë, e ardhmja e mesfushorit shqiptar vazhdon të jetë e paqartë, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kristian Kivu.

Në ditët e fundit ka qarkulluar një prapaskenë interesante në lidhje me situatën e Asllanit. Sipas zërave të merkatos, Interi synon ta shesë lojtarin përpara se ai të zhvillojë ndeshjen e tij të 100-të me fanellën zikaltër.

Asllani u transferua tek Interi në verën e vitit 2022 nga Empoli, fillimisht në formë huazimi me detyrim blerjeje. Pas përfundimit të sezonit të parë, klubi milanez pagoi rreth 15 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa marrëveshja përfshinte edhe bonuse të lidhura me performancën.

Një nga këto bonuse, sipas raportimeve, parashikon që Interi t’i paguajë Empolit edhe 5 milionë euro shtesë në momentin që Asllani arrin kuotën e 100 paraqitjeve me skuadrën. Aktualisht, shqiptari numëron 99 ndeshje me fanellën zikaltër.

Nëse ky kusht kontraktual rezulton i vërtetë, atëherë aktivizimi i tij në ndeshjen e radhës zyrtare do ta detyronte Interin të derdhte bonusin prej 5 milionë eurosh. Kjo mund të shpjegojë edhe insistimin e klubit për ta larguar gjatë kësaj merkatoje, pa i dhënë mundësinë të regjistrojë paraqitjen e 100-të.

Deri më tani, i vetmi fakt i konfirmuar është se Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kivu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mesfushori shqiptar do të gjejë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje