
Një aksident rrugor është regjistruar në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ditën e sotme, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.
Bëhet me dije se, si pasojë e përplasjes, i moshuari është plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e shoferit dhe të moshuarit që mbeti i plagosur.
Lini një Përgjigje