TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Korrik 2026, 21:55

Don Lu dhe Vllahutin, dy ambasadorët që "trodhën" politikën shqiptare

Shkruar nga Myslim Murrizi
Don Lu dhe Vllahutin, dy ambasadorët që "trodhën"
Donald Lu dhe Romana Vllahutin

Dhe pasi votuan si të tredhur në 12 të natës kanë 10 vjet që “lehin”, herë si gorë e herë si kone, “kundra” reformës në drejtësi, por kurrë nuk kanë guxuar të flasin me emra për çdo qelbësirë gjyqtar apo prokuror që nga kjo hale-reformë u shndërrua në mostër të sistemit të dhjerë të drejtësisë së “re”.

E për turpin e mender elitës politike shqiptare këta plehra detyruan Ramën, Berishën, Metën dhe Bashën të votojnë në vitin 2016 si të tredhur hale-reformën në drejtësi 140 me zero.

Sepse ua dinin horllëqet dhe hajdutllëqet ose ua dinin karakterin që ishin servilë të pështirë ndaj kujtdo jo shqipfolësi që vjen me punë në Tiranë vetëm për të ruajtur karriken e menderes së tyre.

Dhe pasi votuan si të tredhur në 12 të natës kanë 10 vjet që “lehin”, herë si gorë e herë si kone, “kundra” reformës në drejtësi, por kurrë nuk kanë guxuar të flasin me emra për çdo qelbësirë gjyqtar apo prokuror që nga kjo hale-reformë u shndërrua në mostër të sistemit të dhjerë të drejtësisë së “re”.

Vetëm kur dikush nga këta gjyqtarë e prokurorë ka filluar hetim për secilin nga këta që bashkuan votat nga halli kemi dëgjuar që t'i “shajnë” me marrëveshje.

Bravo i qoftë Don Lu Kirkistanit dhe Romana Vllahutës që vuri në rresht këlyshët e Sorrosit në politikën 36-vjeçare shqiptare.

Çdo deklaratë apo derdellisje për “luftë” kundra Sorrosit është një mashtrim ordiner për propagandë sa kohë që shoh në çdo parti politike çdo ditë të promovohen zagarë të tij në kupolat drejtuese të çdo force politike, madje pa u votuar nga askush.

Prandaj ju tredhin ndërkombëtarët si qen bashkie se jua kanë vënë lakun në fyt qysh kur ishit këlyshë e nuk do jua heqin kurrë derisa të “ngordhni” politikisht, biologjikisht dhe fizikisht.

politika shqiptare myslim murrizi romana vllahutin donald lu

Lini një Përgjigje