TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2026, 20:37

40 vite dështime dhe vetëm një mrekulli! Deshamp përballë një statistike të frikshme në lamtumirën me Francën

Shkruar nga Pamfleti
40 vite dështime dhe vetëm një mrekulli! Deshamp
Kombëtarja e Francës

Didier Deshamp do të drejtojë sonte për herë të fundit kombëtaren e Francës, në sfidën ndaj Anglisë për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Pas 15 vitesh në krye të "Gjelave", tekniku francez synon ta mbyllë epokën e tij me një fitore prestigjioze. Megjithatë, historia nuk është në anën e tij. Një statistikë e 40 viteve të fundit tregon se trajnerët e Francës rrallëherë janë larguar me sukses në ndeshjen e tyre të fundit.

Në fakt, vetëm një përzgjedhës ka arritur ta mbyllë aventurën në mënyrën ideale. Bëhet fjalë për Aime Xhekit, i cili në vitin 1998 fitoi 3-0 ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Botës, duke u larguar si kampion bote dhe hero kombëtar.

Për pjesën tjetër të trajnerëve, ndeshja e fundit ka qenë sinonim i zhgënjimit:

Henri Mishel (1988): Francë – Qipro 1-1

Mishel Platini (1992): Francë – Danimarkë 1-2

Xherard Hulier (1993): Francë – Bullgari 1-2, një nga humbjet më dramatike në historinë e futbollit francez

Aime Xhekit (1998): Francë – Brazil 3-0

Roxher Lemere (2002): Danimarkë – Francë 2-0

Xhekis Santini (2004): Francë – Greqi 0-1

Rajmond Domenek (2010): Afrikë e Jugut – Francë 2-1, në fundin e një Botërori të shoqëruar nga rebelimi i lojtarëve

Loren Blank (2012): Spanjë – Francë 2-0

Tashmë radha i takon Didier Deshamp. Trajneri që i riktheu Francës titullin e kampionit të botës në vitin 2018 ka mundësinë të ndjekë shembullin e Xhekit dhe ta mbyllë kapitullin e tij me një triumf ndaj Anglisë.

Mbetet për t'u parë nëse Deshamp do ta thyejë sërish këtë statistikë të pafat, apo edhe ai do t'i shtohet listës së trajnerëve që e kanë mbyllur aventurën në pankinën e Francës pa fitore. Përgjigjja do të vijë sonte, në një duel që pritet të jetë i mbushur me emocione dhe simbolikë.

didie deshamp kombëtarja e francës

Lini një Përgjigje