TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 13:22

Marjana Koçeku thirrje qytetarëve: Bashkohuni protestës, revolta nuk duhet të ndalet

Shkruar nga Pamfleti

Marjana Koçeku thirrje qytetarëve: Bashkohuni protestës,

Protesta para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, zhvillohet sot për të 49-ën ditë radhazi. Mes pjesëmarrësve pritet të jetë edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si "Neomalsorja".

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se është nisur drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës, ndërsa shprehu mbështetjen e saj për qytetarët dhe të rinjtë që kanë marrë pjesë në tubimet e deritanishme.

"Do t'i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë pasur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet", shprehet Koçeku në videon e publikuar në Facebook.

Sipas organizatorëve, protesta e sotme do të zhvillohet sërish para godinës së Kryeministrisë, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik.

Marjana Koçeku u largua rreth një muaj më parë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Që prej asaj kohe, ajo ka dalë publikisht me kritika ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama, ndërsa tashmë është pozicionuar në mbështetje të protestës dhe kërkesave të saj.

Lini një Përgjigje