Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, ndërsa autoritetet greke janë vënë në alarm pas zbulimit të një valixheje të dyshimtë në rrugën Evelpidon, në zonën e Kypselit. Sipas mediave greke, brenda saj janë gjetur pjesë të trupit të një personi.
Mediat greke shkruajë se, nga valixhja vinte një erë të fortë, ndërsa jashtë saj ishte e dukshme një këmbë, e cila dyshohet se i përket një burri.
Valixhja u gjet rreth orës 14:00 me orën lokale nga një person i pastrehë, i cili njoftoi menjëherë Policinë. Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, si edhe një ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimet e para.
Sipas autoriteteve greke, hetuesit kanë marrë dëshminë e personit që zbuloi valixhen dhe kanë nisur të analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë të ndërtesave përreth, për të identifikuar personin që mund të ketë braktisur valixhen në atë zonë.
Ngjarja ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit grek, pranë hyrjes së Universitetit Panhelenik. Hetimet vijojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje