TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2026, 15:22

Duka “fluturon” në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit, “rrëmben” një foto me Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti
Duka “fluturon” në SHBA për të ndjekur finalen e
Armand Duka-Donald Trump

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në eventin gala të organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, në prag të finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës që do të zhvillohet më 19 korrik në orën 21:00 në New York.

Në ceremoninë ku u festua suksesi i Botërorit më të madh në histori ishin të pranishëm Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, drejtues të federatave nga e gjithë bota, si edhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar.

Gjatë aktivitetit, kreu i FSHF-së pati një takim dhe bisedë me Presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa u takua edhe me drejtues të lartë të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, duke shkëmbyer ide mbi zhvillimin e futbollit dhe suksesin e organizimit të Kupës së Botës 2026.

"Në 'Kullën Trump', New York, për të nderuar dhe celebruar suksesin e Kupës së Botës FIFA 2026,  një edicion historik, i organizuar për herë të parë nga tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga vizioni  deri te realizimi i një turneu që dëshmoi edhe një herë një të vërtetë të madhe: Futbolli bashkon botën", shkruan Duka.

Në fjalën e tij, Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e cilësoi Botërorin 2026 si edicionin më të suksesshëm të zhvilluar ndonjëherë.

Kjo Kupë Bote i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Nuk është vetëm Kupa e Botës më e madhe e të gjitha kohërave, por edhe ngjarja më e madhe njerëzore, sociale dhe kulturore që njerëzimi ka parë ndonjëherë”, tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Vlerësime maksimale për turneun dha edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ky ka qenë një turne si askush tjetër, me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme që kanë bashkuar botën. Është eventi sportiv më i suksesshëm në histori”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Kupa e Botës FIFA 2026 vendosi standarde të reja në futbollin botëror. Sipas të dhënave të FIFA-s, mbi 6.6 milionë tifozë ndoqën ndeshjet në stadiume, ndërsa impiantet u mbushën mesatarisht në 99.7% të kapacitetit, duke e bërë këtë Botërorin më të ndjekur ndonjëherë.

Turneu u organizua për herë të parë nga tre shtete – SHBA, Kanadaja dhe Meksika – si edhe me formatin e ri me 48 kombëtare, një risi që shënoi një kapitull të ri në historinë e Kupës së Botës.

Pjesëmarrja e Armand Dukës në këtë aktivitet konfirmon rolin aktiv të Federatës Shqiptare të Futbollit në arenën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e saj të konsoliduara me FIFA-n, në një periudhë kur Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim si organizatore e aktiviteteve të rëndësishme sportive.

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje